Përmbledhja e projektit
Projekti synon edukimin, informimin dhe angazhimin e të rinjve me dëmtim të dëgjimit në institucionet e qeverisjes vendore në Bashkinë e Tiranës. Duke adresuar sfidat e boshllëqeve të informacionit dhe diskriminimit në gjuhën shqipe të shenjave, projekti promovon aktivizmin rinor dhe komunitetet gjithëpërfshirëse. Nëpërmjet organizimit të punëtorive dhe takimeve, projekti synon rritjen e njohurive dhe pjesëmarrjen aktive të të rinjve në shoqëri dhe në proceset vendimmarrëse. Projekti synon të përmirësojë proceset demokratike dhe të përfshijë të rinjtë me dëmtim të dëgjimit në Bashkinë e Tiranës si aktorë të pushtetit vendor.
Qëllimi i projektit
Qëllimi i projektit është të edukojë të rinjtë me dëmtim të dëgjimit për institucionet e qeverisjes vendore, rolet, përgjegjësitë dhe shërbimet e tyre, nëpërmjet aksesit në informacion, duke promovuar aktivizmin rinor dhe shoqërinë gjithëpërfshirëse.
Grupet e synuara dhe përfituesit
- 15 të rinj me dëmtime dëgjimi nga Bashkia e Tiranës, mosha 15-25 vjeç.
- 30 të rinj me dëmtime dëgjimi nga Bashkia e Tiranës që do të marrin pjesë në takime;
- 1000 anëtarë të komunitetit të njerëzve që nuk dëgjojnë;
- 30 anëtarë të Këshillit Bashkiak Kiranë
Aktivitetet kryesore
- Workshopi “Bashkia ime”;
- Takime konsultative joformale me të rinjtë me dëmtim të dëgjimit;
- Takimi me Këshillin Bashkiak të Tiranës;
- Video informuese rreth shërbimeve online.