logot-web-core-grants-01

Qendresa Qytetare

Përmbledhje e orientimit strategjik të organizatës
Qëllimi kryesor i organiatës është që përmes avokimit, koordinimit efikas të shoqërisë civile, përfaqësimit dhe fuqizimit të kapaciteteve, të kontribuohet në axhendën e zhvillimit lokal, kombëtar dhe rajonal.

Më konkretisht, orientimi strategjik i organizatës lidhet me:

• Rritja e aktivizmit dhe përpjekjeve për menaxhimin e njohurive që synojnë nxitjen e një atmosfere që do të mundësonte përgjigje më të mira ndaj aksesit universal në arsimin publik.
• Rritja e efektivitetit të procesit të lokalizimit të SDG-ve për partnerët dhe anëtarët e organizatës nëpërmjet trajnimeve në arsim, anti-korrupsion dhe ndryshime klimatike.
• Përmirësimi i aftësive QQ për të koordinuar dhe rrjetëzuar midis anëtarëve të saj.
Përfituesit dhe grupet e synuara:

Përfituesit kryesorë të punës së organizatës janë:

• Të rinjtë dhe studentët qe do të marrin trajnime dhe do të forcojnë vullnetin e tyre për të ndërmarrë iniciativa avokuese dhe për të kërkuar llogari nga institucionet publike.

• Aktivistët dhe grupet joformale, të cilët do të jenë në gjendje të përdorin hapësirën e organizatës dhe kapacitetet për të mobilizuar dhe organizuar aktivitetet e tyre në të mirë të kauzave të interesit publik.

• Qytetarët do të kenë një vend ku të artikulojnë problemet e tyre, mungesën e informacionit nga institucionet, pasojat e keqqeverisjes dhe disa shkelje të të drejtave të njeriut.

QQ do të ekzistojë si një organizatë, fokusi kryesor i së cilës është të mbrojë kauzat qytetarëve të pambrojtur dhe të padëgjuar.