logot-web-core-grants-02

Qendra Sociale për Ndihmë të Njerëzve në Nevojë – Fushë Arrëz (QSNNN)

Përmbledhje e orientimit strategjik të organizatës

Qendra Sociale për Ndihmë të Njerëzve në Nevojë është një organizatë e orientuar në promovimin e mundësive ekonomike dhe sociale për popullsitë e margjinalizuara në rajonet malore të veriut të Shqipërisë, të cilat janë lënë pas nga transformimet ekonomike të viteve të fundit. Organizata ka në fokus dy fusha kryesore:
1. Edukimin dhe fuqizimin e të rinjve, veçanërisht vajzave, për të avancuar sipërmarrjen dhe modelet e reja të biznesit bazuar në mundësitë lokale;
2. Reduktimin dhe zbutjen e varfërisë në zonat rurale.
QSNNN trajton këto çështje nga këndvështrimi i promovimit të vlerave evropiane dhe integrimit të Shqipërisë së Veriut në komunitetin më të gjerë europian.

Përfituesit dhe grupet e synuara:

Përfituesi kryesor i Grantit Themelor do të jetë stafi i QSNNN, anëtarët e QSNNN dhe komuniteti lokal në rajonet e Pukës, Fushë-Arrezit, Lezhës dhe Malësisë së Madhe. Këto grupe do të përfitojnë në mënyrë indirekte nga përmirësimi i kapaciteteve organizative dhe drejtpërdrejt nga ofrimi i trajnimeve, organizimi i seminareve, fuqizimi i shoqërisë civile dhe rritja e ndërgjegjësimit për sigurinë dhe stabilitetin e ofruar nga integrimi evropian. Organizata do të ofrojë trajnime që mbulojnë katër kapituj të integrimit që kanë lidhjen më të menjëhershme me kushtet socio-ekonomike të këtyre rajoneve: Kapitulli 11 – Bujqësia dhe Zhvillimi Rural; Kapitulli 12 – Siguria Ushqimore, Politika Veterinare dhe Fitosanitare; Kapitulli 15 – Energjia; dhe Kapitulli 27 – Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike.