logot-web-core-grants-03

Qendra Psiko-Sociale “Vatra”

Përmbledhje e orientimit strategjik të organizatës

Qendra Psiko-Sociale “Vatra” synon parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, dhunën në familje dhe me bazë gjinore dhe fuqizimin social-ekonomik të viktimave të këtyre fenomeneve. Objektivat kryesore të punës së tyre janë:

• Parandalimi i trafikimit të qenieve njerëzore, dhunës dhe abuzimit seksual;
• Identifikimi i viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore përmes punës në terren
• Shërbimet e rehabilitimit dhe riintegrimit për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore, abuzimit seksual dhe dhunës;
• Ngritja e kapaciteteve për përfaqësuesit e institucioneve të pushtetit vendor dhe OJF-ve të tjera
• Lobim dhe avokim për përmirësimin e legjislacionit dhe politikave kombëtare.

Përfituesit dhe grupet e synuara:

• Viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore/ Viktimat e dhunës në familje dhe formave të tjera të dhunës me bazë gjinore;
• Fëmijët dhe anëtarët e familjeve të tjera të përfituesve, që përfitojnë ndihmë direkte për riintegrim;
• Nxënësit e shkollave; anëtarët e komunitetit dhe publiku në përgjithësi, duke përfituar njohuri dhe informacion për të parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore dhe dhunën me bazë gjinore.
• Punonjësit shtetërorë dhe joshtetërorë të institucioneve që punojnë në fushën e antitrafikimit, duke përfituar ngritjen e kapaciteteve mbi legjislacionin, politikat dhe praktikat më të mira për të ndihmuar me profesionalizëm dhe dinjitet viktimat dhe fëmijët e tyre;