logot-web-ad hoc-albania-02

Qendra Fokus

Përshkrimi dhe Qëllimi i projektit i projektit: Qëllimi i kësaj iniciative është ndërgjegjësimi i të rinjve të Gramshit mbi fenomenin e dhunës dhe pasojat e saj në mesin e tyre, me synim përforcimin e kohezionit social mes të rinjve dhe promovimin e një kulture tolerance, mirëkuptimi dhe paqeje.

Target Grupi dhe përfituesit kryesorë:

-Të rinjtë e qytetit dhe rrethinave të Gramshit midis moshës 14-18 vjeç

-Mësuesit, stafi psiko-social dhe punonjësit e sigurisë në shkollat e mesme

-Në mënyrë indirekte përmes aktiviteteve të parashikuara synohet që ndërhyrja të ndikojë tek komuniteti i gjërë i qytetit të Gramshit.

Aktivitetet kryesore:

  • Përgatitja e një Manuali trajnimi për ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve për Mësuesit dhe Profesionistët e Shërbimeve Psiko-sociale për identifikimin dhe trajtimin e dhunës dhe pasojave tek fëmijët dhe të rinjtë, si dhe ndikimin e rrjeteve sociale në gjenerimin e dhunës.
  • Workshop/ Trajnim me Mësuesit e rrethit të Gamshit (qytet dhe fshatra) si dhe me stafin psiko-social dhe oficerët e sigurisë në shkola për zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre, si dhe ndërgjegjësimin mbi rolin dhe përgjegjësitë e tyre në identifikimin dhe parandalimin e dhunës dhe impaktin rrjetetve sociale në gjenerimin e dhunës .
  • Workshop/Tajnim me të rinjtë e qytetit të Gramshit në shkolla për të sensibilizuar mbi pasojat e dhunës, si dhe aftësimin e tyre me strategji dhe aftësi të reja për të trajtuar konfliktet në mënyrë konstruktive dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet pa nxitur dhunë.
  • Konceptimi dhe zhvillimi i një fushate ndërgjegjësuese online në rrjetet sociale (TikTok dhe Instagram), me infographics dhe materiale ndërgjegjësuese në bashkëpunim me të rinjtë e qytetit të Gramshit me qëllim përforcimin e kohezionit social mes të rinjve dhe promovimin e një kulture tolerance, mirëkuptimi dhe paqje.
  • Zhvillimi i një Eventi publik me pjesëmarrje të gjerë të të rinjve dhe pjestarëve të komunitetit (Youth Led Initiative) me sipërmarrjen e të rinjve të Gjimnazit “Shefqet Guzi”, në Gramsh dhe lehtësimin e stafit te organizates, me qëllim sensibilizimin e bashkëmoshatarëve mbi pasojat e dhunës dhe promovimin e një kulture tolerance, harmonie dhe paqeje në komunitetin e gjerë.