logot-partnere-smart-Albania-09

Institute for Strategic Development Center

Përmbledhja e projektit

Projekti synon të adresojë sfidat dhe nevojat e të rinjve në kontekstin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Pjesëmarrja e të rinjve në proceset politike në Shqipëri dhe rajon mbetet e ulët, kryesisht për shkak të migrimit të tyre dhe mungesës së hapësirave mbështetëse për përfshirjen e tyre. Për të përmirësuar këtë situatë, është e nevojshme të zhvillohen dhe zbatohen politika specifike që adresojnë kërkesat e të rinjve, ofrojnë informacion të synuar, promovojnë edukimin qytetar dhe vendosin mekanizma politikë për komunikimin dhe ndërveprimin e tyre me institucionet shtetërore. Për më tepër, është e rëndësishme që të rinjtë të përfshihen në proceset politike dhe vendimmarrëse për të adresuar çështjet e tyre, duke u fokusuar në qëllimet e zhvillimit dhe politikat rinore.

Qëllimi i projektit

Qëllimi i projektit është fuqizimi i Këshillit Rinor Lokal në mënyrë që ato të kenë një rol të rëndësishëm në proceset vendimmarrëse lokale duke krijuar një sistem mbështetës dhe organizativ për të rinjtë dhe duke promovuar ndërgjegjësimin e anëtarëve të Këshillit Rinor Lokal.

 

Grupet e synuara dhe përfituesit

  • Të rinjtë që janë të përfshirë në bordet rinore, këshillat rinorë;
  • Aktivistë të angazhuar në strukturën e Këshillit Rinor Lokal në komunën e tyre.
  • Administrata publike vendore;
  • Anëtarët e Këshillave Rinor Lokale.
  • Votuesit për herë të parë;
  • Të rinjtë, organizatat rinore dhe të gjithë aktorët e interesuar për fuqizimin e të rinjve në nivel lokal dhe kombëtar.

 

Aktivitetet kryesore

  • Organizimi i takimeve prezantuese të projekteve në bashkinë Divjakë dhe bashkinë Fushë-Arrëz;
  • Sesione pune/takime konsultative me grupet e synuara;
  • Hartimi i një plani pune për përgatitjen e modeleve të akteve të brendshme rregullatore për Këshillat Rinor Lokal;
  • Finalizimi i modeleve të akteve rregullatore dhe përgatitja për miratimin e Rregullores për Funksionimin e Këshillit Rinor Lokal në Bashkitë Divjakë dhe Fushë-Arrëz;