Përmbledhja e projektit
Projekti synon të analizojë dhe shqyrtojë dinamikën e paeksploruar të lëvizjes feministe në Shqipëri përmes një sërë podkastesh, duke theksuar rolin e kulturës, medias dhe shoqërisë në formimin e saj. Ky projekt inkurajon nisjen e një debati mbi rolin dhe pozicionin e gruas në shoqëri, si dhe të sfidojë stereotipet dhe të krijojë hapësirë për zërat alternative feministe, duke lejuar diskutimin e identiteteve të margjinalizuara dhe integrimin e diskursit feminist në median shqiptare.
Qëllimi i projektit
Qëllimi i projektit është të trajtojë dinamikën e paeksploruar të lëvizjes feministe në Shqipëri përmes një sërë podkastesh. Qëllimet specifike të projektit përfshijnë krijimin e një hapësire shumë të nevojshme për debat mbi rolin dhe pozicionin e gruas në shoqëri, mbledhjen e provave nga histori reale dhe aspekte kulturore në të gjithë territorin, ngritjen e një diskutimi mbi dinamikën e amësisë dhe prindërimit si sfida për feministet në Shqipëri, duke analizuar sfidat e agjendës liberale në ndryshimin e dinamikave patriarkale në kulturën shqiptare, si dhe përmirësimin e aftësive të gazetarëve, gra dhe burra, për të shqyrtuar dinamikat kulturore dhe për të nisur debate për këto çështje.
Grupet e synuara dhe përfituesit
- Gratë dhe vajzat në media;
- Gazetarët;
- Skenaristët;
- Prodhuesit;
- Botuesit;
- Antropologë;
- Studiues dhe etnografë të kulturës.
Aktivitetet kryesore
- Seria e podkasteve “Hijet e fshehura të feminizmit”;
- Laboratorë për krijimin e përmbajtjes për studentët e komunikimit dhe gazetarisë.
Episodet e plota mund t’i gjeni këtu: “Hidden Shades of Feminism”;