logot-partnere-smart-Kosovo-03

NGO Community Building Mitrovica – C.B.M

Përmbledhja e projektit

Projekti synon të edukojë fëmijët në Kosovë për trafikimin e qenieve njerëzore, bazuar në të dhënat për situatën aktuale në vend, dhe të rrisë ndërgjegjësimin e brezave të rinj, veçanërisht në rajonin e Mitrovicës, ku përbërja etnike e grupeve tenton t’i bëjë ata më të cenueshëm ndaj trafikantëve. Raportet tregojnë se shumica e viktimave janë gra dhe komunitete të cenueshme, siç janë komunitetet rome, ashkali dhe egjiptiane.

 

Qëllimi i projektit

Qëllimi i projektit është të rrisë reagimin ndaj trafikimit të qenieve njerëzore dhe përpjekjet për ta luftuar atë, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin e të rinjve për rreziqet e trafikimit të qenieve njerëzore. Kjo do të arrihet përmes zbatimit të kurrikulës kundër trafikimit të qenieve njerëzore në shkollat e rajonit të Mitrovicës dhe zhvillimit të workshopeve me nxënësit.

 

Grupet e synuara dhe përfituesit

Të rinjtë e rajonit të Mitrovicës

 

Aktivitetet kryesore

  • Workshop me të rinjtë;
  • Raporti Përfundimtar dhe Materialet Edukative