logot-partnere-smart-Albania-12

Shoqata Kombetare Edukim per Jeten

Përmbledhja e projektit

Projekti synon të krijojë një mjedis mbështetës për ofrimin e shërbimeve të mbrojtjes sociale në zonat rurale të Bashkisë së Tiranës duke zgjeruar dhe diversifikuar shërbimet e drejtpërdrejta dhe sociale për grupet vulnerabël. Projekti fokusohet në promovimin e një sistemi të integruar të mbrojtjes sociale, masat parandaluese për mbrojtjen e fëmijëve dhe grupeve në rrezik, si dhe përmirësimin e ndërveprimeve ndërmjet shërbimit të kujdesit shëndetësor dhe Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve. Këto masa synojnë të sigurojnë akses të qëndrueshëm në shërbimet sociale dhe mbrojtje për grupet në nevojë në zonat rurale.

 

Qëllimi i projektit

Objektivi kryesor është zhvillimi i kapaciteteve të profesionistëve të mbrojtjes së fëmijëve në zonat rurale për të përmirësuar procesin e identifikimit dhe menaxhimit të rasteve në nevojë, si dhe për të koordinuar veprimet ndërmjet ofruesve të shërbimeve publike dhe organizatave sektoriale për të identifikuar dhe menaxhuar në mënyrë aktive rastet në nevojë.

 

Grupet e synuara dhe përfituesit

  • Profesionistë të Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve;
  • Ofruesit e shërbimeve sociale;
  • Institucione të tjera që ofrojnë mbrojtje sociale dhe shëndetësore;
  • Komunitete vulnerabël në rrezik të lartë për t’u përfshirë në çështje të tilla si abuzimi, trafikimi, migrimi i paligjshëm, konfliktet ligjore, etj., veçanërisht fëmijët, të rinjtë dhe prindërit e tyre.

 

Aktivitetet kryesore

  • Lehtësimi i procesit të listimit të treguesve socialë;
  • Kryerja e një sërë seminaresh për menaxhimin efektiv të rasteve në nevojë për mbrojtje;
  • Vizitë studimore;
  • Organizimi i dy takimeve teknike;
  • Zhvillimi i mjeteve lehtësuese për koordinimin e punës ndërmjet shërbimeve të mbrojtjes sociale, shëndetësisë, arsimit dhe policisë në kuadër të procedurës së menaxhimit të rasteve.