logot-partnere-smart-Albania-06

Per Mireqenie Sociale e Mjedisore

Përmbledhja e projektit

Projekti synon të trajtojë çështjen e varfërisë energjetike në Shqipëri, ku një pjesë e konsiderueshme e popullsisë nuk është në gjendje të përballojë energjinë e nevojshme për shkak të çmimeve të larta. Ky problem prek veçanërisht komunitetet vulnerable dhe ka pasoja negative në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. Përveç fokusimit në politikat e mbështetjes sociale, ekziston nevoja për të mbrojtur politikat e bazuara në fakte dhe pjesëmarrjen e grupeve të prekura. Projekti synon të përmirësojë efikasitetin e konsumit të energjisë dhe të ndajë njohuritë me aktorët lokalë, duke i përfshirë ata në identifikimin dhe zbatimin e zgjidhjeve të qëndrueshme. Nëpërmjet kësaj ndërhyrjeje, projekti synon të forcojë rolin e shoqërisë civile, të mobilizojë aktorët lokalë dhe të ketë një ndikim pozitiv në menaxhimin e varfërisë energjetike në vend.

 

Qëllimi i projektit

Qëllimi i projektit është të forcojë rolin, përfshirjen dhe ndikimin e shoqërisë civile në mobilizimin e aktorëve lokalë dhe rajonalë për menaxhimin proaktiv të varfërisë energjetike në vend.

 

Grupet e synuara dhe përfituesit

  • Grupet vulnerabël që përjetojnë varfëri energjetike;
  • Të rinjtë dhe përfaqësuesit e Qendrave Rinore lokale;
  • Qytetarët e Bashkisë Berat dhe grupet e interesit në 4 bashkitë: Tiranë, Shkodër, Vlorë dhe Elbasan.

Aktivitetet kryesore

  • Fushatë informimi dhe vlerësimit të nevojave për trajnime për çështjet e varfërisë energjetike në nivel lokal;
  • Ngritja e kapaciteteve të aktorëve lokalë për angazhim aktiv në adresimin e sfidave të varfërisë energjetike;
  • Krijimi i një rrjeti aktiv të palëve të interesuara në territorin e synuar për të siguruar përfshirjen proactive të ytetarëve në menaxhimin e varfërisë energjetike;
  • Koordinimi i takimeve me palët e interesit për të krijuar një rrjet të ndikimit qytetar në proceset e menaxhimit të sigurisë së energjisë;
  • Fushata educative dhe ndërgjegjësuese me komunitetin;
  • Tryeza kombëtare e diskutimeve mbi varfërinë energjetike