Permbledhje e projektit:
Ky projekt synon të kontribuojë në krijimin e një sistemi shëndetësor efikas për qytetarët shqiptarë dhe të reduktojë korrupsionin në menaxhimin e fondeve publike në sektorin shëndetësor. Projekti i propozuar është plotësisht në përputhje me Strategjinë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030, specifikisht me qellimin e tretë të politikës: Ndërgjegjësimi dhe edukimi kundër korrupsionit. Aktiviteti i parë i projektit do të synojë të gjenerojë të dhëna mbi korrupsionin që ka prekur sektorin e shëndetësisë dhe ndikimin që ka sjellë në shëndetin publik. Përfshija e aktorëve jopublikë (organizata të shoqërisë civile, media etj) në ndarjen e gjetjeve të analizës do të inkurajojë vëmendjen më të lartë ndaj këtij fenomeni dhe nxitjen e llogridhënies ndaj institucioneve shëndetësore publike. Ndërkohë fushata ndërgjegjësese për publikun do të synojë të rritjë ndërgjegjësimin mbi pasojat e korrupsionit në shëndetin e tyre dhe inkurajimin e reagimit qytetar kur cënohet e drejta e kujdesit shëndetësor dinjitoz.
Qëllimi i përgjithshem:
Të kontribuojë në krijimin e një sistemi shëndetësor efikas për qytetarët shqiptarë dhe reduktimin e korrupsionit në menaxhimin e fondeve publike në sektorin e shëndetësisë.
Përfituesit:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale, Institucionet publike që ofrojnë shërbime shëndetësore, qytetarët
Aktivitetet kryesore:
Analizë gjithëpërfshirëse e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë në sektorin e shëndetësisë;
Publikimi i një përmbledhje të analizës;
Një Tryezë e Rrumbullakët për të ndarë gjetjet e analizës gjithëpërfshirëse;
Fushatë ndërgjegjësese për publikun mbi ndikimin e korrupsionit;
Përgatitja dhe shpërndarja e materialeve informuese për median sociale.

