logot-partnere-smart-Albania-08

Qendra “Tirana Art”

Përmbledhja e projektit

Projekti synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe edukimin e publikut për dhunën ndaj grave dhe vajzave përmes shfaqjeve teatrale, me qëllim thyerjen e heshtjes dhe destigmatizimin e viktimave të dhunës, angazhimin e djemve dhe burrave në parandalimin e dhunës, inkurajimin e grave dhe vajzave për të raportuar raste të mundshme të dhuna, promovimi i të drejtave të njeriut përmes artit dhe reduktimi i stereotipeve dhe paragjykimeve gjinore. Projekti trajton pabarazinë dhe dhunën ndaj grave dhe vajzave duke identifikuar rrënjët në traditat dhe normat patriarkale, si dhe kontrollin ndër breza brenda familjeve.

Qëllimi i projektit

Qëllimi i projektit është ndërgjegjësimi, sensibilizimi dhe edukimi i publikut për dhunën ndaj grave dhe vajzave përmes artit (shfaqje teatrale). Për më tepër, theksi i saj është në thyerjen e heshtjes dhe destigmatizimin e grave dhe vajzave që janë viktima të dhunës, duke sfiduar paragjykimet, stigmatizimin dhe tabutë që lidhen me to, duke përfshirë dhe angazhuar djemtë dhe burrat në parandalimin e dhunës, duke inkurajuar gratë dhe vajzat që të raportojnë çdo rast të mundshëm të dhunës, promovimit të të drejtave të njeriut përmes artit dhe reduktimit të stereotipeve dhe paragjykimeve gjinore.

 

Grupet e synuara dhe përfituesit

  • Të rinjtë
  • Djem dhe burra;
  • Përfaqësues të institucioneve publike vendore dhe të zbatimit të ligjit.

 

Aktivitetet kryesore

 

  • Shfaqja artistike në Tiranë;
  • Shfaqja artistike në Korçë;
  • Shfaqja artistike në Shkodër;
  • Shfaqja artistike në Durrës.