Përshkrim i projektit:
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në përmirësimin e sigurisë dhe stabilitetit në Shqipëri, me një fokus të veçantë në mbrojtjen e të dhënave personale. Ky qëllim do të arrihet përmes ndërtimit të kapaciteteve të Nëpunësvetë Mbrojtjes së të Dhënave-NMD në sektorin public dhe privat ,dhe përmes institucionalizimit të trajnimeve të mbrojtjes së të
dhënave në Shqipëri për të siguruar qëndrueshmërinë e aftësive dhe proceseve për mbrojtjen e të dhënave në një afat të gjatë.
Përfituesit:
Përfituesit përfundimtarë do të jenë qytetarët shqiptarë, të cilët do të përfitojnë nga një mbrojtje më e fortë e të dhënave të tyre personale, si dhe kompanitë dhe institucionet që do të respektojnë legjislacionin, duke shmangur gjobat dhe ndëshkimet ligjore.
Aktivitetet kryesore:
- Zhvillimi i materialeve të trajnimit për NMD-të- Do të analizohet legjislacioni shqiptar dhe ai evropian dhe do të nxirren rekomandimet kryesore lidhur me hartimin e një kurikuleje të përditësuar dhe të qëndrueshme për trajnimin e NMD-ve në vend.
- Trajnimi i trainerëve (ToT)-Për 25pjesëmarrës nga entitete publike dhe shtetërore
- Institucionalizimi i Modulit-Përmes promovimit të kurrikulës së trajnimit tek institucionet shtetëroredhe kompanitë private,synohet që kjokurrikul të bëhet pjesë thelbësore e procesit të
punës së tyre. - Do të hartohet një Raport Final mbi ecurinë e projektit, rekomandimet e nxjerra dhe kurrikulën e hartuar.

