logot-partnere-smart-Albania-10

Qendra për Drejtësi Gjinore në Shqipëri

  Përmbledhja e projektit

Projekti synon të trajtojë çështjen e dhunës ndaj grave dhe vajzave në Tiranë. Pavarësisht përpjekjeve të bëra në këtë drejtim në Shqipëri, rastet e femicideve vitet e fundit tregojne se ekziston ende një shqetësim serioz në shoqërinë shqiptare. Ndaj Bashkia e Tiranës miratoi Planin Vendor të Veprimit për Barazinë Gjinore, me synim forcimin e sigurisë dhe mbrojtjes së grave dhe vajzave të viktimizuara. Nëpërmjet këtij projekti, do të ofrohet mbështetje dhe këshillim për të përmirësuar trajtimin e rasteve të dhunës nga Njësitë Administrative në Bashkinë Tiranë. Kjo nismë synon të rrisë mbrojtjen dhe sigurinë për gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë duke përfshirë ndërgjegjësimin, ndërtimin e kapaciteteve dhe ofrimin e mbështetjes efektive.

 

Qëllimi i projektit

Qëllimi i projektit është të rrisë sigurinë dhe mbrojtjen e grave dhe vajzave viktima të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore në Bashkinë e Tiranës. Objektivat specifike përfshijnë identifikimin e çështjeve dhe praktikave më të mira në trajtimin e rasteve të dhunës nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës, pajisjen e punonjësve me aftësinë për të identifikuar faktorët që rrezikojnë sigurinë dhe jetën e viktimave të dhunës në familje, si dhe trajtimin efektiv të rasteve; avokimi pranë Bashkisë së Tiranës për përmirësimin e shërbimeve për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

 

Grupet e synuara dhe përfituesit

  • Punonjësit e Njësive Administrative të Bashkisë Tiranë;
  • Gratë dhe vajzat viktima të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore në Bashkinë e Tiranës.

 

Aktivitetet kryesore

  • Koordinimi i takimeve me Drejtorinë e Shërbimeve Sociale, Bashkia Tiranë;
  • Fokus grupe me punonjës të Njësive Administrative;
  • Përgatitja e Udhëzuesit për punonjësit e Njësive Administrative;
  • Shpërndarja e Udhëzuesit në të gjitha Njësitë Administrative të Bashkisë Tiranë;
  • Avokim pranë Bashkisë së Tiranës për përmirësimin e reagimit të Njësive Administrative në mbrojtjen e viktimave të dhunës.