logot-partnere-smart-Albania-05

Forumi i Politikave të Integrimit/ EU Policy Hub

Përmbledhja e projektit

Projekti synon të adresojë sfidat dhe nevojat e të rinjve në procesin e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe të fokusohet në kapitujt 19 dhe 26 të negociatave, të cilat trajtojnë çështjet dhe problemet rinore. Objektivi është përfshirja aktive e të rinjve dhe inkurajimi i angazhimit të tyre në procesin e negociatave dhe politikat e integrimit. Nëpërmjet krijimit të politikave të përshtatshme publike, projekteve sistematike dhe rritjes së informacionit dhe pritshmërive të të rinjve, EU Policy Hub synon të përmirësojë përfshirjen dhe të rrisë kapacitetin e tyre për të ndikuar në politikat rinore në procesin e integrimit. Projekti synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin e të rinjve për procesin e negociatave dhe të sigurojë përfshirjen e tyre në avokimin dhe monitorimin e këtij procesi, për të rritur transparencën dhe llogaridhënien në politikat që i prekin ata.

 

Qëllimi i projektit

Qëllimi i projektit është rritja e informacionit dhe forcimi i kapaciteteve të të rinjve për të luajtur një rol aktiv gjatë  procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Nëpërmjet krijimit të “Klubit të Integrimit Europian” i përbërë nga aktivistë dhe studentë të rinj, synohet angazhimi dhe përfshirja e tyre në debatin për integrimin europian. Aktivitetet e kësaj nisme synojnë fuqizimin e të rinjve si agjentë me ndikim në të gjitha fazat e këtij procesi duke rritur njohuritë e tyre, të kuptuarit e institucioneve, politikave dhe standardeve evropiane dhe duke promovuar përfshirjen e tyre në diskursin publik.

 

Grupet e synuara dhe përfituesit

  • Studentë dhe profesionistë të rinj, të moshës 18-29 vjeç;
  • Qytetarët;
  • Këshilli Kombëtar për Integrimin Evropian dhe institucionet e tjera koordinuese të procesit.

 

Aktivitetet kryesore

  • Takime diskutimi të Klubit të Integrimit;
  • Akademia e Lidershipit të Integrimit Evropian;
  • Monitorimi periodik i mbledhjeve të Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian;
  • Zhvillimi i një analize për punën e Këshillit të Integrimit Evropian.