CGJA

Center for Gender Justice in Albania (CGJA)

Përmbledhje e projektit: 

Ky projekt synon mbrojtjen e grave dhe vajzave nga dhuna digjitale dhe cënimi i privatësisë së të dhënave duke rritur kapacitetet e ofruesve të shërbimeve rreth mbrojtjes së viktimave dhe menaxhimit të rasteve të dhunës digjitale. Gjithashtu, ka si qëllim të ndërgjegjësojë rreth pasojave të dhunës digjitale ndaj grave/vajzave dhe rëndësisë së ruajtjes së privatësisë online. Aktualisht, Shqipëria nuk ka në fuqi një legjislacion adekuat dhe mjete efektive teknologjike për mbrojtjen e të dhënave online dhe për këtë arsye, fenomeni i dhunës digjitale ndaj grave dhe vajzave po përshkallëzohet.

Objektivat:

Rritja e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve rreth mbrojtjes së viktimave dhe menaxhimit të rasteve të dhunës digjitale
Ndërgjegjësimi dhe informimi i të rinjve dhe komunitetit rreth pasojave të dhunës digjitale ndaj grave/vajzave
Përmirësimi i legjislacionit dhe politikave në mbrojtje të grave dhe vajzave, subjekt i cënimit të privatësisë online dhe dhunës digjitale

Grupet e synuara dhe përfituesit: 

  • Punonjës të institucioneve anëtare të Mekanizmave të Koordinuar të Referimit në nivel lokal;
  • Të rinj të grupmoshës 15-18 vjeç;
  • Komuniteti në tërësi.

 Aktivitetet kryesore:

  • Trajnime me anëtarët e Mekanizmave të Koordinuar të Referimit kundër Dhunës;
  • Sesione informimi me të rinj;
  • Iniciativa avokuese: Organizata do të avokojë për përfshirjen e masave në Kodin Penal për të mbrojtur të dhënat në hapësirën digjitale dhe viktimat e dhunës digjitale;
  • Video informuese dhe ndërgjegjësuese;
  • Infografikë me rezultatet e projektit.