the balkan forum-vlog event-cover-01

Ekipi i SMART Balkans viziton eventin e e prezantimit të vlogjeve të the Balkan Forum

Ekipi i SMART Balkans shkon në Prishtinë!

Në datë 19 Tetor në ambjentet e Hotel Prishtina, u mbajt eventi final në kuadër të iniciativës “Media Smart: Të Rinjtë vlogojnë kundër Fake News” e cila është implementuar nga organizata The Balkan Forum. Përgjatë 6 muajve, 20 të rinj të shkencave sociale dhe të komunikimit nën kujdesin e mentorëve dhe ekspertëve të fushës kanë zhvilluar 4 vlogje duke targetuar: dezinformimin, propagandën, keqinformimin dhe lajmet keqdashëse. Në këtë ceremoni, gjatë fjalës hapëse Z. Gazmend Bërlajolli nga the Balkan Forum, theksoi rendësinë e edukimit mediatik si një mjet i domodsoshëm për të luftuar fenomenet e mësipërme. Ndërkohë, gjatë fjalës së saj, Znj. Enxhi Lipa, Oficere e Granteve të SMART Balkans, theksoi rëndësinë e investimit tek brezi i ri si dhe kontributin që SMART Balkans po jep në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Për të parë vlogjet e realizuara nga të rinjtë, vizitoni videon më poshtë.