logot-web-ad hoc-ks-01

Roma Versitas Kosovo

Përshkrimi dhe Qëllimi i projektit i projektit: Roma Versitas Kosova mëson të punojë në parandalimin e cenimit të sigurisë njerëzore tek minorenët e komuniteteve duke ngritur vetëdijen, edukimimin dhe vigjilencën gërshetuar me dialogun social dhe ndërkulturor të grupmoshës së njëjtë.

Target Grupi dhe përfituesit kryesorë:

-Grup i synuar primar janë minorenët (vajzat dhe djemtë) e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.

-Grup i synuar sekondar janë minorenët (vajzat dhe djemtë) që vijnë nga komuniteti shqiptar dhe ai serb.

Aktivitetet kryesore:

  • Një (1) video edukative mbi sigurinë njerëzore e realizuar në gjuhën rome, shqipe dhe serbe. E njejta do të lansohet në platformat sociale të organizatave partnere të RVK-së që janë të përkushtuara në promovimin e të drejtave të njeriut, e njejta do të prezentohet në aktivitete para të rinjëve.
  • Katër (4) debate me temë bosht sigurinë njerëzore, duke u elaboruar nga segnemente të ndryshme të sigurisë me panel profesional multietnik,të organizuara në të katër komunat, lokalitetet e targetuara nga projekti, ku audiencë do të jenë të rinjët.
  • Një (1) trajnim një ditor mbi sigurinë, dialogun social dhe kulturor, i ofruar për të rinjët minoren nga të gjitha komunitetet, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të tyre në mbrojtjen e sigurisë tek minorenët, duke i pregatitur që të jenë mini-mentor të bashkëmoshatarëve, burim për identifikimin e viktimave por edhe kryerësve të veprave, akteve që cënojnë sigurinë njerëzore të çfarë do formë.