logot-web-core-grants-kosovo-02

Group for Legal and Political Studies

Përmbledhje e orientimit strategjik të organizatës

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) është një organizatë e pavarur, jopartiake dhe jofitimprurëse e politikave publike me seli në Prishtinë, Kosovë. Misioni i GLPS është të kryejë kërkime të besueshme të politikave në fushat e politikëbërjes, ligjit dhe ekonomisë dhe të shtyjë përpara zgjidhjet e politikave që adresojnë dështimet dhe/ose trajtojnë problemet në fushat e sipër përmendura. Duke ofruar zgjidhje të bazuara në kërkime dhe advokaci të vazhdueshme, GLPS tenton të ofrojë ekspertizë për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm demokratik të vendit në drejtim të reformave thelbësore dhe qëndrueshmërisë institucionale, për të forcuar sundimin e ligjit dhe performancën e institucioneve të drejtësisë. GLPS mbështet zhvillimin ekonomik duke promovuar strategji që synojnë rritjen ekonomike në vend, mbështesin bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe për të mbështetur drejtpërdrejt përpjekjet e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

Përfituesit dhe grupet e synuara:

Përfituesi kryesor i këtij Granti Themelor është organizata. Përveç kësaj, përfituesit e tjerë përfshijnë partnerët e GLPS-së, palët e interesuara institucionale, shoqërinë civile, të rinjtë, mediat dhe qytetarët në përgjithësi, me fokus të veçantë në grupet e nën-përfaqësuara të shoqërisë në Kosovë.