452628035_903952038437071_6994700812221618737_n

The Balkan Forum: Grupi i të rinjve nga Komuna e Graçanicës mbajnë debatin e parë televiziv

Grupi i të rinjve nga Komuna e Graçanicës gjatë javës së kaluar kanë mbajtur debatin e parë televiziv, organizuar nga The Balkan Forum, në kuadër të fushatës për ekonomi qarkore që janë duke e zhvilluar në komunën e tyre.

Në këtë debat ka qenë e ftuar njëra nga aktivistet e këtij grupi dhe pjesëmarrëse e trajnimit treditor që është mbajtur nga The Balkan Forum, Silvija Avdi. Avdi ka treguar për projektin ToKeQark dhe aktivitetet që janë duke i mbajtur në kuadër të projektit, gjithashtu duke sqaruar se çfarë është ekonomia qarkore dhe si mund të funksionojë ajo në komunën e Graçanicës.

60 të rinj nga afiliimet e ndryshme në 4 komuna të Kosovës kanë fituar aftësi dhe burime për të zhvilluar zgjidhje inovative për ndryshimet klimatike, sfidat mjedisore dhe kalimin në një ekonomi qarkore.

Qytetarët e 4 komunave ku pjesëmarrësit e rinj do të zbatojnw projektet e tyre (një projekt për secilën komunë) janë më të vetëdijshëm për rolet dhe përgjegjësitë e tyre në lidhje me mjedisin dhe ekonominë rajonale.

Organizatat jofitimprurëse, bizneset, institucionet arsimore dhe autoritetet lokale të 4 komunave kanë qasje në një rrjet multidisiplinor (rrjeti ToKeQark) ku ata mund të shkëmbejnë praktika të mira, të zhvillojnë projekte së bashku dhe të mbështesin iniciativat e të rinjve.

Projekti synon të promovojë qëndrueshmërinë ambientale dhe të zvogëlojë ndryshimet klimatike në katër komuna të Kosovës: Ferizaj, Fushë Kosovë, Graçanicë dhe Mitrovicë. Gjatë një periudhe prej 12 muajsh, projekti synon të lehtësojë zhvillimin e njohurive, aftësive, burimeve dhe rrjetëzimit që do i mundësojnë të rinjve dhe studentëve nga grupe të ndryshme sociale të hulumtojnë, zbulojnë dhe testojnë zgjidhje inovative për të trajtuar sfidat mjedisore dhe kalimin në një ekonomi qarkore.

Tags: No tags