Numri i referencës së thirrjes: SB ALB NI 01/22
Projekti SMART Balkans shpall një Thirrje publike për aplikime – Concept Note për Ndërhyrje Kombëtare, për aplikantët nga Shqipëria.
Projekti SMART Balkans, i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, zbatohet nga një konsorcium organizatash: Centar za promociju civilnog društva (CPCD) nga Bosnja dhe Hercegovina si Aplikanti Kryesor, në partneritet me Qendrën për Kërkim dhe Politikbërje ( CRPM) nga Maqedonia e Veriut dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) nga Shqipëria.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit SMART Balkans është të kontribuojë në forcimin e demokracisë pjesëmarrëse dhe proceset integruese euro-atlantike në vendet e Ballkanit Perëndimor nëpërmjet fuqizimit të organizatave të shoqërisë civile (OSHC) dhe rrjeteve të tyre për një rol më të fortë dhe aktiv në krijimin e shoqërive paqësore dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbi.
Objektivat specifike të projektit SMART Balkans janë:
- OShC më të forta, më të qëndrueshme dhe më aktive në gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
- Partneritete të forta rajonale të zhvilluara ndërmjet vetë organizatave të shoqërisë civile nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe me organizatat e tjera evropiane si dhe me autoritetet publike.
- Efektivitet i rritur i influencës qytetare për ndryshim përmes OSHC-ve që avancon sigurinë dhe stabilitetin si dhe qeverisjen e mirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
- Ndërgjegjësim i rritur i publikut mbi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të shoqërisë civile në nismat kryesore zhvillimore në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Grantet për Ndërhyrjet Kombëtare do të sigurojnë financim për projekte në dy fusha kryesore:
- Siguria dhe Stabiliteti
- Qeverisja e mirë
Në dokumentet e mëposhtëm, mund të gjeni udhëzime të detajuara dhe formatin që do përdoret për aplikim: