scidev

SCIDEV- Festivali Kombëtar i të Drejtave Digjitale në Tiranë

Festivali Kombëtar i të Drejtave Digjitale bëri bashku 15 ambasadorë të rinj të të drejtave digjitale dhe sigurisë kibernetike në Tiranë për të diskutuar me përfaqësues të lartë të institucioneve të pavarura të ngarkuara me mbrojtjen e të dhënave personale, sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen nga diskriminimi.

Biseda e ambasadorëve me Z. Besnik Dervishi, Komisioner për Informacionin dhe Mbrojtjen e të Dhënave, u fokusua në rrugëtimin e Zyrës së Komisionerit, punën që kryen institucioni në funksion të mbrojtjes së të dhënave personale, sfidat e mbrojtjes së të dhënave personale ndaj avancimit teknologjik, harmonizimin e legjislacionit me acquis-in e BE-së dhe roli i të rinjve në krijimin dhe forcimin e një kulture në mbrojtjen e të drejtave digjitale. “Me zhvillimin e mjeteve digjitale, duhet të jetë edhe kultura jonë se si të mbrohemi”, tha Komisioneri Dervishi.

Ambasadorët e të Drejtave Digjitale dhe të Sigurisë Kibernetike vijuan diskutimin me znj. Floreta Faber, zëvendësdrejtore e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, duke u ndalur në elementë që lidhen me rritjen e ndërgjegjësimit dhe aftësive të të rinjve në lidhje me higjienën e sigurisë kibernetike.

Biseda me Z. Gajda, Komisionerin për Mbrojtjen kundër Diskriminimit, e fokusuar në rolin e institucionit dhe rëndësinë e vendimeve të bazuara për të luftuar praktikat diskriminuese.

Së fundi, u konsultua një platformë informative për të drejtat digjitale me OSHC-të, të rinjtë dhe ekspertët pjesëmarrës, me synimin për t’i shërbyer më mirë nevojave informative qytetare në vend.

 

“Festivali Kombëtar i të Drejtave Digjitale”, i zbatuar nga Qendra e Shkencës dhe Inovacionit për Zhvillim – SCiDEV – synon të fuqizojë shoqërinë civile dhe të rinjtë për të mbrojtur të drejtat e tyre digjitale përmes rritjes së sigurisë kibernetike. Projekti prezanton programin e të Drejtave Digjitale dhe Ambasadorëve të Sigurisë Kibernetike, i cili synon të fuqizojë të rinjtë në qytetet Vlorë, Fier, Shkodër, Pogradec dhe Tiranë, për të ndihmuar komunitetet lokale në mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të tyre digjitale.

 

Rrugëtimi i pesëmbëdhjetë ambasadorëve të përzgjedhur nisi në tetor 2023, ku ata së bashku me të rinj të tjerë ishin pjesë e një programi për rritjen e njohurive në fushën e të drejtave digjitale dhe sigurisë kibernetike. Më pas, nën drejtimin e katër mentorëve, ambasadorët punuan për të thelluar njohuritë e tyre në fushat e tyre të zgjedhura dhe kulmuan me organizimin e katër bisedimeve të të Drejtave Digjitale të YouthLed në qytetet e tyre të origjinës.

 

Mësoni më shumë këtu: https://www.youtube.com/watch?v=v9-hpAG9Ml0

Tags: No tags