Picture3

Intervistë e Koordinatores së Projektit SMART Balkans në televizionin Klan Kosova

Intervistë e Koordinatores së Projektit SMART Balkans në televizionin Klan Kosova

Koordinatorja e projektit Smart Balkans per Shqiperine dhe Kosoven Znj. Kledia Lika, ishte e ftuar në emisionin “Ora shtatë” në televizionin Klan Kosova, ku prezantoi për të gjithë qytetarët e interesuar në Kosovë projektin dhe mundësitë për grante që ky projekt ofron. Përgjatë intervistës ajo theksoi se qëllimi i projektit është forcimi i demokracisë pjesëmarrëse dhe rritja e ndikimit të shoqërisë civile në proceset integruese. Znj. Lika shpjegoi se ky është një projekt me një rëndësi shumë të madhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasi nëpërmjet tij synohet të kontribuohet ne krijimin e shoqërive paqësore, gjithëpërfshirëse dhe të përçohet zëri i qytetarëve në politikëbërje,

Znj. Lika u ndal në mënyrë të detajuar në prezantimin e të gjitha llojeve të granteve dhe mbështetjen financiare, teknike dhe në rriitje kapacitetesh që projekti do të ofrojë për sektorin e shoqërisë civile. Ajo i ftoi të gjitha organizatat dhe individët e interesuar të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me projektin nëpërmjet rrjeteve të tij sociale, dhe i nxiti të aplikojnë në thirrjet publike për grante që do të hapen në vazhdimësi gjatë periudhës 4 vjeçare të zbatimit të projektit.

Për të dëgjuar intervistën e plotë, ju lutem klikoni në linkun: https://www.youtube.com/watch?app=desktop&v=qBmXhdCe-yc&feature=youtu.be

Tags: No tags