vehicle

Instrumenti i Prokurimi të SMART Ballkans

Qendra për Promovimin e Shoqërisë Civile (Centar za promociju civilnog društva – CPCD) nga Bosnja dhe Hercegovina, në partneritet me Qendrën për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) nga Maqedonia e Veriut dhe Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) nga Shqipëria, po zbatojnë bashkërisht Projektin “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor, projekt që kontribuon në forcimin e demokracive me pjesëmarrje dhe integrimin euroatlantik të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Projekti synon të krijojë një bazë solide për zhvillim të qëndrueshëm në Shqipëri, Bosnjë – Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Disa nga temat e këtij projekti janë lufta kundër krimit të organizuar, parandalimi i radikalizimit (përfshirë ekstremizmin e dhunshëm), pajtimi përmes dialogut ndërkulturor, reformat në integrimin euroatlantik, të drejtat e njeriut dhe barazia gjinore (përfshirë këtu edhe dhunën në familje), mbështetja për lirinë e shprehjes dhe mediat e pavarura. Projekti financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, me një grant prej mbi 17 milionë euro (34 milionë BAM).
Subjekt i kësaj procedure prokurimi është instrumenti për Projektin SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor.

Tags: No tags