awen

AWEN: Shoqëria civile për qeverisjen e mirë: Një ndërhyrje kombëtare që synon forcimin e kapaciteteve, fuqizimin e partneriteteve, dhe ndërgjegjësimin e publikut”

Po mbahet aktiviteti prezantues i projektit “Shoqëria civile për qeverisjen e mirë: Një ndërhyrje kombëtare që synon forcimin e kapaciteteve, fuqizimin e partneriteteve, dhe ndërgjegjësimin e publikut”. Pas prezantimit të qëllimit dhe aktiviteteve u diskutua përfshirja e OSHC-ve në këtë iniciativë, si edhe metodologjia e projektit.
Aktiviteti po mbahet në mënyrë hibride, me pjesëmarrje fizike dhe online.
*Në korrik 2023, u mbajt trajnimi dy ditor i fokusuar te “Reformat e barazisë gjinore në politikë dhe matja e komunikimit të impaktit të reformave”. Nëpërmjet këtij trajnimi organizatat rriten kapacitetet lidhur me reformat e barazisë gjinore në vend dhe në rajon – ngjashmëritë dhe ndryshimet (dita e parë) dhe metodat që mund të përdoren për të grumbulluar evidenca dhe mënyrat si mund të përdoren të dhënat për të komunikuar me hartuesit dhe zbatuesit e reformave, si edhe me publikun e gjerë (dita e dytë). Aktiviteti u mbajt në mënyrë hibride, me pjesëmarrje fizike dhe online.

Pjesëmarrëset/it u trajnuan në ditën e dytë mbi metodat e grumbullimit të të dhënave dhe mënyrat si këto të dhëna mund të përdoren për të komunikuar impaktin e reformave në fushën e barazisë gjinore.

Tags: No tags