adhocgrants web box

Ndihma Ad Hoc Kosovo

Numri i References i Thirrjes: SB KOS AD 01/22

Projekti SMART Balkans, i financuar nga Ministria e Puneve të Jashtme të Norvegjisë, është duke u zbatuar nga konsorciumi i organizatave: Centar za promociju civilnog drustva (CPCD) nga Bosnje Hercegovina si partner kryesor, në bashkepunim me Center for Research and Policy Making (CRPM) nga Maqedonia e Veriut dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) nga Shqipëria..

Projekti SMART Balkans përmes granteve të specializuara Ad Hoc ofron mbështetje për organizatat e shoqërisë civile, grupet joformale të qytetarëve dhe organet mediatike, në trajtimin e çështjeve emergjente që nuk mund të parashikohen dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

Grantet Ad Hoc janë të disponueshme gjatë gjithë vitit, më fleksibël, me procedura të thjeshtëzuara dhe të përshpejtuar, për të siguruar përgjigje në kohë ndaj nevojës përkatëse.

Fondet totale të alokuara për këtë lloj granti janë 254.592 NOK (60.000 EUR). Vlera individuale e grantit do të jetë deri në 51 000 NOK (5.000 EUR). Madhësia e granteve do të përcaktohet në bazë të aktivitetit të propozuar, kapacitetit përthithës të aplikantit dhe kufizimeve buxhetore të projektit.

Grantet Ad Hoc janë planifikuar për ndërhyrje të paparashikuara për ngjarje që mund të ndodhin, por që nuk i përkasin domosdoshmërisht ndonjë prej kategorive të tjera të granteve. Ky grant përfaqëson mbështetje për iniciativat që janë përgjigje ndaj ngjarjeve urgjente të papritura ose situatave me kohë të kufizuar të veprimit.

Qëllimi i këtij lloji të grantit NUK është të mbështesë aktivitetet që mund të planifikohen/parashikohen paraprakisht. Mbështetja Ad hoc duhet të jetë në përputhje me objektivat SMART Balkans.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në forcimin e demokracive pjesëmarrëse dhe integrimit Euro-atlantik në Ballkanin Perëndimor duke fuqizuar organizatat e shoqërisë civile dhe rrjetet e OShC-ve për një rol më të fortë dhe aktiv në krijimin e shoqërive paqësore dhe gjithëpërfshirëse për zhvillim të qëndrueshëm në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

Objektivat specifike të projektit SMART Balkans janë:

  • OShC më të forta, më të qëndrueshme dhe më aktive në gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor;
  • Zhvillimi i partneritete të forta rajonale ndërmjet organizatave të shoqërisë civile nga rajoni i Ballkanit Perëndimor me homologët e tyre të BE-së dhe autoritetet publike;
  • Rritja e efektivitetit të qytetarëve për të ndikuar ndryshim nëpërmjet OSHC-ve që avancojnë Sigurinë, Stabilitetin dhe Qeverisjen në rajonin e Ballkanit Perëndimor;
  • Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të shoqërisë civile në nismat kryesore zhvillimore në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Lloji i aktiviteteve për të mbështetur fushat prioritare (Siguria dhe stabiliteti, dhe Qeverisja) dhe që mund të propozohen nga aplikanti, jepen tek lista e mëposhtmee cila nuk është shteruese:

Siguria dhe Stabiliteti

 

  • Luftimi i radikalizimit
  • Dezinformimi si kërcënim për sigurinë
  • Trafiku i armëve
  • Trafikimi i qenieve njerëzore
  • Krimi kibernetik si destabilizues i sigurisë
  • Lufta kundër krimit të organizuar
  • Parandalimi i pastrimit të parave
  • Lufta kundër terrorizmit
  • Siguria ushqimore në mes të konfliktit të armatosur dhe ndryshimeve klimatike
  • Ndikimi i ndryshimeve klimatike në sigurinë dhe stabilitetin në rajon
  • Siguria energjetike
  • Gatishmëria për situata emergjente
  • Dialogu ndërkulturor
  • Kohezioni social, pajtimi dhe paqja
  • Siguria njerëzore dhe barazia gjinore
  • Siguria kibernetike
  • Privatësia e të dhënave
  • Mbikëqyrja e institucioneve të sigurisë/monitorimi i zbatimit të politikave të sigurisë dhe stabilitetit

 

Qeverisja

 

  • Promovimi i njohurive digjitale
  • Liria e shprehjes
  • Pjesëmarrja e shoqërisë civile në vendimmarrje
  • Lufta kundër lajmeve të rreme
  • Integrimi Euro-Atlantik
  • Digjitalizimi
  • Reformat në administratën publike
  • Ekonomia e fshehur
  • Korruspioni, duke përfshirë korrupsionin e nivelit të lartë

 

Si të aplikosh?

Ky grant është i disponueshëm gjatë gjithë vitit dhe aplikimet pranohen çdo ditë pune në adresën e emailit: [email protected]

Kriteret kryesore për këtë lloj granti janë urgjenca dhe situate e paparashikuar që kërkon veprim të menjëhershëm dhe urgjent, prandaj procesi i aplikimit ndahet në 2 faza:

  1. Koncepti i ndërhyrjes
  2. Propozimi dhe buxheti për ndërhyrje

Koncepti i ndërhyrjes duhet të jetë i shkurtër dhe të japë një përgjigje për pyetjet e mëposhtme:

  1. Qëllimi i ndërhyrjes
  2. Zonat gjeografike të zbatimit
  3. Kohëzgjatja e ndërhyrjes (numri i muajve)
  4. Në rast bashkëfinancimi, ju lutemi shpjegoni
  5. Përshkrimi i problemit (Maksimumi ½ faqe)
  6. Rezultatet e pritshme (Maksimumi ½ faqe)
  7. Lista e aktiviteteve (Maksimumi ½ faqe)

Shënim: Projekti nuk ofron një model aplikimi për konceptin e ndërhyrjes, megjithatë, të gjitha informacionet e mësipërme duhet të përfshihen në formën e një propozimi në e-mail, në një dokument të vetëm jo më të gjatë se tre faqe.

Koncepti i Ndërhyrjes do të vlerësohet nga SMART Balkans brenda 48 orëve të punës.

Në rast të përgjigjes pozitive, aplikanti paraqet propozimin e plotë të Ndërhyrjes dhe buxhetin, i cili do të vlerësohet brenda 72 orëve të punës.

Pas miratimit të konceptit të ndërhyrjes, aplikantët do të marrin formularin për propozimin e plotë dhe buxhetin.

Kush mund të aplikojë?

Grantet Ad Hoc janë të destinuara për organizatat e shoqërisë civile[1], grupet joformale të qytetarëve, organet e medias ose kombinimin e kategorive të përmendura më sipër (përjashtuar organizatat politike dhe fetare, si dhe degët lokale të organizatave ndërkombëtare) me rezidencë në Kosovë.

Personat juridikë dhe individët që shfaqen në listën e konsoliduar të BE-së të personave, grupeve dhe subjekteve që i nënshtrohen sanksioneve financiare të BE-së (www.sanctionmaps.eu), Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja (“OFAC”) e Departamentit të Thesarit të SHBA https://sanctionssearch.ofac.treas.gov/ dhe Lista e Sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar  https://docs.fcdo.gov.uk/docs/UK-Sanctions-List.htmlare nuk kanë të drejtë të aplikojnë në këtë thirrje.

INFORMACION SHTESË

Aplikimet duhet të dorëzohen në gjuhën shqip ose serbisht.

Pyetjet në lidhje me grantet Ad Hoc mund të dërgohen në e-mailin [email protected]

 

[1] Organizatat e shoqërisë civile duhet të jenë të regjistruara në Platformën e Menaxhimit të Granteve Grant management platform (smartbalkansproject.org)

Tags: No tags