ISD 5

Takim eventi me Institutin për Zhvillim Strategjik

Ditën e djeshme ekipi i SMART Balkans ishte prezent në Shkollën si Qendër Komunitare “Koli Sako”, në Divjakë për të ndjekur nga afër punimet e Institutit për Zhvillim Strategjik, i cili mbështetet nga mekanizmi i granteve lokale.

Intituti për Zhvillim Strategjik po implementon iniciativën “Rritja e forcimit dhe rolit të të rinjve në procesin e vendimarrjes në nivel vendor” duke targetur në mënyrë të drejtëpërdrejtë Këshillin Vendor Rinor (KVR) në Bashkinë Divjakë si dhe punonjës të administratës të cilët janë përgjegjës për çështjet rinore. Pas themelimit të KVR Divjakë, Intituti për Zhvillim Strategjik ka asistuar Bashkinë Divjakë në standartizimin e KVR dhe hartimin e akteve rregullatore dhe proceduariale që do të shërbejnë për mirëfunksionimin dhe transparencën e këtij të fundit.

Takimi u zhvillua në formën e një fokus grup, ku në vijim të plani të aktiviteteve të zhvilluara, të rinjtë pjesëmarrës u konsultuan mbi paketën rregullatore dhe përkthimin e Ligjit 75/2019 Për rininë” në komunitetin lokal. Pjesë e takimit nuk ishin vetëm anëtarë të KVR, por edhe nxënës pjesë e senatit të shkollës si dhe të rinj të angazhuar në aktivitete sociale, kulturore. Vlerë e shtuar e këtij takimi ishte edhe prezenca e përgjegjësve të administratës publike me në fokus rininë, edukimin, punësimin dhe jetën socio-kulturore.

Në fjalën e saj, Znj.Erisa Proko, Drejtorëshë Ekzekutive pranë Intitutit për Zhvillim Strategjik, u shpreh se investimi tek brezat e rinj është një shtylle themelore në krijimin e një klime të favorshme për zhvillim të qëndrueshëm të qytetit. Ajo theksoi se roli i KVR duhet konceptuar si një rol me i gjërë në shoqëri, ku ndërlidhja me komunitetin dhe advokimi pranë Bashkisë Divjakë duhet të jenë në themel të punës së tyre. Znj.Proko, shprehu vullnetin për të mbështetur më tej KVR Divjakë, ku përveç standartizimit dhe asistencës teknike e juridike, ajo theksoi si nevojë të mëtejshmë ngritjen e kapaciteteve të anëtarëve të KVR dhe informimin e duhur të të rinjve të tjerë, si kandidat të ardhshëm pranë kësaj strukture.

Znj.Manuela Kolonjari, përgjegjëse e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj, shprehu se kjo iniciativë ka lindur nga nevoja e Bashkisë dhe anëtarëve të KVR, duke qene se ky i fundit është një organ i ri por shumë i rëndësishëm në Planin Vendor të Zhvillimit.

Znj.Enxhi Lipa, Oficere e Granteve pranë SMART Balkans, shprehu se investimi tek të rinjte duhet të jete një punë e vazhdueshme e cila kërkon vullnetin dhe investimin e shumëpalëve për të pasur rezultate të prekshme që përmirësojnë jetën e të rinjve në Bashkinë e Divjakës dhe zonave administrative. Ajo theksoi se kjo iniciativë është një shembull shumë i mirë që materializion misionin dhe objektivat e mekanizmit të granteve lokale si pjesë e iniciativës SMART Balkans.

Tags: No tags