logot-partnere-smart-Kosovo-07

Kosovo Glocal

Përmbledhja e projektit

Projekti synon të adresojë sfidat dhe mangësitë në peizazhin mediatik të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor duke siguruar pavarësi financiare dhe editoriale për të prodhuar përmbajtje mediatike me cilësi të lartë dhe analiza kritike të çështjeve të rëndësishme. Objektivi është të sfidohet dominimi i interesave politike dhe ekonomike në politikat editoriale, duke siguruar gazetari me interes publik dhe pavarësi, dhe angazhimin e qytetarëve përtej ndarjeve gjuhësore dhe etnike në një proces të shkëmbimit të informacionit dhe mirëkuptimit kolektiv.

 

Qëllimi i projektit

Qëllimi i projektit është të stimulojë qytetarinë aktive dhe të menduarit kritik në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor duke mbështetur prodhime të pavarura gazetareske që luftojnë dezinformimin, promovojnë të drejtat e njeriut dhe sigurinë njerëzore. Projekti synon të përmirësojë diskutimet ndërkufitare dhe të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për çështjet kyçe që lidhen me sigurinë njerëzore dhe qeverisjen lokale dhe rajonale.

 

Grupet e synuara dhe përfituesit

  • Të rinjtë;
  • Gratë;
  • Minoritete etnike;
  • Gazetarët;
  • Politikanët;
  • Aktivistë dhe qytetarë

Artikull: Getting by in Gorazdevac

Aktivitetet kryesore

  • Artikuj OP-ED;
  • Artikuj në Thelb
  • Prodhime multimediale të orientuara nga mediat sociale;