impactassessors (3)

Thirrje publike për Vlerësues Ndikimi të OSHC-ve

Projekti SMART Balkans shpall një Thirrje Publike për Vlerësues Ndikimi, që do të jenë përgjegjës për siguruar mbështetje kompetente me vlerësimin e gjithanshëm të ndikimit të aplikantëve për grante dhe matjen e rëndësisë dhe rolit të tyre në shoqëri, efekteve dhe rezultateve të aktiviteteve të tyre.

 

Qendra për Promovimin e Shoqërisë Civile (Centar za promociju civilnog društva – CPCD) nga Bosnja dhe Hercegovina, në partneritet me Qendrën për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) nga Maqedonia e Veriut dhe Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) nga Shqipëria, po zbatojnë bashkërisht Projektin “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor, projekt që kontribuon në forcimin e demokracive me pjesëmarrje dhe integrimin euroatlantik të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Projekti synon të krijojë një bazë solide për zhvillim të qëndrueshëm në Shqipëri, Bosnjë – Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Disa nga temat e këtij projekti janë lufta kundër krimit të organizuar, parandalimi i radikalizimit (përfshirë ekstremizmin e dhunshëm), pajtimi përmes dialogut ndërkulturor, reformat për integrimin euroatlantik, të drejtat e njeriut dhe barazia gjinore (përfshirë këtu edhe dhunën në familje), mbështetja për lirinë e shprehjes dhe pavarësinë e mediave. Projekti financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Norvegjisë me një grant prej mbi 17 milionë euro.

 

Projekti SMART Balkans ka në fokus shpërndarjen e mbi 450 granteve (grante themelore, grante për median, nisma vendore, projekte krijuese, ndërhyrjet në nivel kombëtar, grante rajonale, grante sipas situatës) dhe ngritjen e kapaciteteve të OShC-ve, grupeve dhe fushatave mediatike dhe qytetare. Të gjitha lidhen me dy fusha tematike: a) Siguria dhe stabiliteti dhe b) Qeverisja, me aspekt forcimin e bashkëpunimit rajonal.

 

Grantet themelore, së bashku me ngritjen e kapaciteteve sipas nevojave, do t’u bëjnë të mundur organizatave të shoqërisë civile (OSHC) të përmirësojnë kapacitetin e tyre organizativ dhe do t’i nxisin ato të ripërcaktojnë fokusin e tyre strategjik në misionin e tyre kryesor. Kjo qasje bën të mundur që OSHC-të të çlirohen nga presionet e krijuara nga financimi afatshkurtër i projekteve dhe nga fokusimi tek prioritetet e donatorëve. Granti themelor ka si qëllim që OSHC të arrijnë një ndikim të rëndësishëm në fushën e sigurisë, stabilitetit dhe qeverisjes dhe që kanë potencial për ndikim edhe më të madh.

 

Për çdo vend (Shqipëri, Bosnjë -Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi) do të krijohet grupi i ekspertëve të ndikimit, i përbërë nga të paktën 3 vlerësues.

 

Ekspertët do të bëjnë vlerësimin e ndikimit duke përdorur metoda të ndryshme të mbledhjes dhe analizimit të të dhënave, bazuar në metodologjinë e zhvilluar, ku do të kryhen vizita në terren tek organizatat e vlerësuara dhe aktorët e tyre.

Objektivat dhe rezultatet e pritshme

Qëllimi i kësaj Thirrjeje Publike është krijimi i grupeve të Ekspertëve të Ndikimit për të mbështetur proceset e vendimmarrjes së drejtuesve të granteve për aplikantët e granteve themelore.

 

Janë planifikuar 2 thirrje publike për aplikimet e granteve themelore, në qershor 2022 dhe 2023.

 

Ekspertet e angazhuar të ndikimit do të përdorin Instrumentin e Vlerësimit të Kapaciteteve të Organizatave të Shoqërisë Civile (IVK-OSHC), si mjet vlerësimi sistematik dhe praktik që mund të ofrojë një pasqyrë cilësore dhe sasiore të burimeve të brendshme administrative, financiare, sigurie, njerëzore, të mobilizimit të qytetarëve, marrëdhënieve me publikun, kapaciteteve menaxhuese. Për më tepër, ky instrument duhet të japë një pamje të qartë të rolit dhe llojit të organizatës në përputhje me programet kryesore, projektet, aktivitetet dhe rezultatet e arritura në pesë vitet e fundit.

 

Bazuar në vlerësimin fillestar të kapaciteteve të përfituesve të mundshëm të granteve, vlerësuesit e ndikimit do të përdorin burimet e të dhënave për analizën bazë të sektorit të OSHC-ve për të matur ecurinë ose ndikimin e programeve për ngritjen e kapaciteteve dhe të grantit themelor në zhvillimin organizativ, ndikimin e tyre në komunitet, rëndësinë për shoqërinë si dhe potencialin e tyre për rritje.

 

Raporti i Vlerësimit me fokus ndikimin do të përqendrohet tek përfituesit e granteve themelore për të cilët projekti do të sillte ndryshime pozitive dhe afatgjata, edhe nëse përballen me kufizime burimesh gjatë menaxhimit të projekteve.

 

Objekti i punës

Ekspertët e Ndikimit do të trajnohen në mënyrë që të përvetësojnë dhe të përdorin njësoj instrumentin e vlerësimit të kapaciteteve të OSHC-ve.

 

Stafi i projektit do t’i caktojë një ose më shumë vlerësuesve të ndikimit detyrën për të bërë një vlerësim të ndikimit duke përdorur instrumentin e vlerësimit të kapaciteteve të OSHC-ve. Ekspertët do të bëjnë vlerësimin e ndikimit duke përdorur metoda të ndryshme të mbledhjes dhe analizimit të të dhënave, por është me rëndësi tepër të madhe të bëhet një vizitë në terren tek organizata dhe aktorët e saj kryesorë.

 

Vlerësimi i ndikimit  do të jetë një nga hapat në procesin e përzgjedhjes së organizatave që do t’u akordohet granti themelor.

 

 Përzgjedhja e vlerësuesve:

Aplikimet e pranuara për Vlerësues Ndikimi do të shqyrtohen pas dorëzimit të tyre, me përfundimin e afatit për dorëzimin e aplikimeve më 22 gusht 2022. Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervista dhe testim. Trajnimi i parë përgatitor do të organizohet në periudhën prej 29 gusht deri më 9 shtator 2022. Në përputhje me planin për publikimin e thirrjeve për aplikime për grante, raundi i parë i angazhimit të vlerësuesve të ndikimit është planifikuar për në shtator 2022 për vlerësimin e aplikimeve që janë pranuar për grante themelore.

 

Vlerësuesit e ndikimit nuk duhet të kenë konflikt interesi faktik apo në dukje me organizatat, aplikimet e të cilave janë zgjedhur për vlerësim dhe që janë në proces vlerësimi.

 

Pas nënshkrimit të kontratës së shërbimit dhe deklaratës për mospasje konflikti interesi (deklaratë integriteti), vlerësuesi i ndikimit do t’i caktohet aplikantëve të veçantë për të cilët ai/ajo do të përgatisë një raport vlerësimi.

 

Si të aplikoni:

 

Kjo thirrje është e hapur për të gjithë shtetasit e 6 vendeve të përfshira në Projektin SMART Balkans: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia:

 

Dokumentet e nevojshme për aplikantët nga Shqipëria:

 

Thirrja publike për Vlerësues Ndikimi Albania

 

Shtojca 1 – Formulari i aplikimit NO 005 AL/2022-1

 

Shtojca 2 – Deklarata e Integritetit NO 005 AL/2022-1

 

Dokumentet e nevojshme për aplikantët nga Bosnja – Hercegovina:

 

Javni poziv za procjenitelje/ice uticaja OCD u BH

 

Prilog 1 – Aplikacijski obrazac  NO 001 05/2022

 

Prilog 2 – Izjava časti NO 001 05/2022

 

Dokumentet e nevojshme për aplikantët nga Mali i Zi:

 

Javni poziv za procjenitelje/ice uticaja OCD u Crnoj Gori

 

Prilog 1 – Aplikacijski obrazac  NO 001 07/2022

 

Prilog 2 – Izjava časti NO 001 07/2022

 

Dokumentet e nevojshme për aplikantët nga Maqedonia e Veriut:

 

Јавен повик за проценители/ки на влијание на граѓански организации (ГО) за С. Македонија

 

Анекс 1 – Формулар за аплицирање 015 07/2022

 

Анекс 2 – Изјава за чест 015 07/2022

 

Dokumentet e nevojshme për aplikantët nga Kosova:

 

Thirrja publike për vlerësues Ndikimi – Javni poziv za procenjivače uticaja OCD KOS

 

Shtojca 1 – Forma e Aplikimit për Vlerësues Ndikimi – Prilog 1 – Prijavni formular

 

Shtojca 2 – Deklarata e Integritetit – Prilog 2 Izjava časti

 

Dokumentet e nevojshme për aplikantët nga Serbia:

 

Javni poziv za procenitelje/ice uticaja OCD u Srbiji

 

Prilog 1 – Prijavni obrazac  NO 016 07/2022

 

Prilog 2 – Izjava časti NO 016 07/2022

 

Kjo thirrje është e hapur deri më 22.08.2022.

Tags: No tags