157 nxënës, anëtarë të Klubeve të Mediave të themeluara nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), janë certifikuar nw trajnimin “Edukimi i Medias”, për angazhimin e tyre në kryerjen e aktiviteteve në 7 shkollat e përfshira në projekt.
KEC fillimisht ndërtoi një rrjet funksional joformal të të rinjve nga shkollat partnere të quajtur “Klubet e Mediave”, të cilët ndërmorën një sërë takimesh në shkolla të mesme të ndryshme në Kosovë, si në Mitrovicë, Suharekë, Viti etj., Të gjitha shkollat kanë qenë novatore në zhvillimi i aktiviteteve ndërgjegjësuese lidhur me transformimin digjital.
Intervista me qytetarë të moshuar rreth teknologjisë, një ekspozitë arti me temë “Ndikimi i teknologjisë tek të rinjtë”, seminare dhe rekreacion sportiv, ishin iniciativat që ata ndërmorën, për të identifikuar dhe trajtuar rreziqet që lindin nga interneti dhe për të kontribuar në transformimin digjital social.
Qëllimi i këtij projekti është të fuqizojë të rinjtë, familjet dhe komunitetet për të identifikuar dhe trajtuar rreziqet që dalin nga interneti dhe për të kontribuar në transformimin digjital social. Objektivat specifike janë zhvillimi i ngritjes së kapaciteteve të të rinjve nga shkollat e mesme të larta nëpërmjet ofrimit të trajnimeve, krijimit të partneriteteve ndërmjet shkollave, angazhimit qytetar dhe pilotimit të shërbimit në komunitet.