Në Komunën e Fushë Kosovës, të rinjtë pjesëmarrës në projektin ToKeQark, iniciuar nga organizata The Balkan Forum, kanë zhvilluar një fushatë ndërgjegjësuese. Me materiale të reciklueshme ata kanë krijuar një kukull, duke gërshetuar artin, modën bashkë me ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e ruajtjes së ambientit.
Ndërsa të rinjtë nga Komuna e Ferizajt kanë përmbyllur nismën e tyre për promovimin e ekonomisë qarkore në komunën e tyre. Përmes kampanjës së pikturimit ata kanë përçuar mesazhin tek bashkëmoshatarët e tyre rëndësinë që kanë mjetet e ripërdorura.
Kurse të rinjtë e Komunës së Graçanicës kanë finalizuar nismën e tyre për promovimin e mbrojtjes së mjedisit dhe ekonomisë qarkore. Ky grup, në kuadër të projektit ToKeQark, kanë realizuar një video promovuese, ku tregojnë se kanë realizuar një mural në qendrën e tyre, me mesazhin për mbrojtjen e mjedisit, mesazh ky që do të përçohet tek të gjithë të rinjtë që vizitojnë qendrën e tyre. Gjatë kësaj fushate kanë realizuar edhe dy debate me temë ekonominë qarkore dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve.
Ky cikël i aktiviteteve dhe fushatave ndërgjegjësuese vjen pas trajnimit treditor që është mbajtur me pjesëmarrësit, mbi zgjidhjet novatore, ndryshimet klimatike dhe sfidat mjedisore dhe synon ta promovojë mbrojtjen e mjedisit dhe nxitjen e ideve të reja me fokus prosperitetin dhe paqen e qëndrueshme.