Social Inclusion for Developement ka hartuar “PLANIN LOKAL I VEPRIMIT LEZHË 2024–2027 NË ZBATIM TË STRATEGJISË SË EDUKIMIT LIGJOR PËR PUBLIKUN 2019–2023” në kuadër të projektit “Edukimi ligjor I qytetarëve të Lezhës në kuadër të reformës administrative-territoriale 2014.”
![📌](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/tac/1/16/1f4cc.png)
Hartimi i planit lokal të veprimit për edukimin ligjor në Lezhë është mbështetur në Strategjinë Kombëtare të Edukimit Ligjor të Publikut dhe ka përcaktuar si objektiv kryesor për ELP rritjen e ndërgjegjësimit qytetar për rëndësinë e zbatimit të ligjit. Për realizimin e këtij objektivi parashikohet të merren disa masa konkrete, të cilat janë mbajtur në konsideratë dhe janë shtjelluar në këtë plan lokal.
![📍](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t2d/1/16/1f4cd.png)
Planin Lokal të Veprimit e gjeni në faqen zyrtare të WEB-it të SIFD në versionin pdf.