Numri i referencës së thirrjes: SB ALB CBG01/22
Projekti SMART Balkans shpall Thirrje publike për Aplikime – Grante Kreative, për aplikues nga Shqipëria.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit SMART Balkans është të kontribuojë në forcimin e demokracisë pjesëmarrëse dhe proceset integruese euro-atlantike në vendet e Ballkanit Perëndimor nëpërmjet fuqizimit të organizatave të shoqërisë civile (OSHC) dhe rrjeteve të tyre për një rol më të fortë dhe aktiv në krijimin e shoqërive paqësore dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbi.
Objektivat specifikë të projektit janë:
OShC më të forta, më të qëndrueshme dhe më aktive në gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Partneritete të forta rajonale të zhvilluara ndërmjet vetë organizatave të shoqërisë civile nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe me organizatat e tjera evropiane si dhe me autoritetet publike.
Efektivitet i rritur i influencës qytetare për ndryshim përmes OSHC-ve që avancon sigurinë dhe stabilitetin si dhe qeverisjen e mirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ndërgjegjësim i rritur i publikut mbi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të shoqërisë civile në nismat kryesore zhvillimore në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Grantet Kreative do të ofrojnë financim për projekte që lidhen me dy fushat tematike:
- Siguria & Stabiliteti
- Qeverisja
Në dokumentet e mëposhtme mund të gjeni udhëzime të detajuara dhe formatet e aplikimit:
Shtojca 1 – Udhëzime të detajuara për aplikimin