451841241_17959918112789051_5238439809986178172_n

Platforma CiviKos: Shërbim informativ i avancuar

Granti Institucional i financuar nga Smart Balkans ka qenë një faktor kyç në mbështetjen e Platforma CiviKos për të realizuar një sërë përmirësimesh dhe zgjerimesh të kapaciteteve të saj.

Kjo mbështetje financiare ka bërë të mundur përditësimin e dokumentacionit të brendshëm, duke përfshirë politikat dhe procedurat që rregullojnë funksionimin e organizatës. Ky proces ka ndihmuar në rritjen e transparencës dhe në forcimin e strukturave të brendshme të menaxhimit dhe llogaridhënies. Veç përditësimit të dokumentacionit, granti ka mundësuar që CiviKos të përmirësojë dhe zgjerojë shërbimin e saj informues. Kjo ka mundësuar ofrimin e informacionit më cilësor dhe të qasshëm për anëtarët dhe partnerët, duke përfshirë shpërndarjen e buletineve dhe përditësimin e faqes së internetit të organizatës për të reflektuar ndryshimet dhe risitë.

Një ndër arritjet më të rëndësishme me ndihmën e këtij granti ka qenë menaxhimi dhe operimi i Kosovo Funding Portal. Kjo platformë ka për qëllim të thjeshtojë qasjen në informacion për organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, duke ofruar një bazë të dhënave të pasur për mundësitë e financimit dhe duke bashkuar donatorët me organizatat që kërkojnë fonde.

Ndiqni infografikën e mëposhtme që përmbledh arritjet e vitit 2023-2024, të Platformës Civikos.

 

Tags: No tags