National Interventions

Thirrje Publike për Aplikim Grante për Ndërhyrje Kombëtare KOS

Numri i referencës së thirrjes: SB KOS NI 01/22 

Projekti SMART Balkans shpall një Thirrje publike për aplikime – Concept Note për Ndërhyrje Kombëtare, për aplikantët nga Kosova. 

Projekti SMART Balkans, i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, zbatohet nga një konsorcium organizatash: Centar za promociju civilnog društva (CPCD) nga Bosnja dhe Hercegovina si Aplikanti Kryesor, në partneritet me Qendrën për Kërkim dhe Politikbërje ( CRPM) nga Maqedonia e Veriut dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) nga Shqipëria. 

Qëllimi i përgjithshëm i projektit SMART Balkans është të kontribuojë në forcimin e demokracisë pjesëmarrëse dhe proceset integruese euro-atlantike në vendet e Ballkanit Perëndimor nëpërmjet fuqizimit të organizatave të shoqërisë civile (OSHC) dhe rrjeteve të tyre për një rol më të fortë dhe aktiv në krijimin e shoqërive paqësore dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbi 

Objektivat specifike të projektit SMART Balkans janë: 

 

  • OShC më të forta, më të qëndrueshme dhe më aktive në gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.  
  • Partneritete të forta rajonale të zhvilluara ndërmjet vetë organizatave të shoqërisë civile nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe me organizatat e tjera evropiane si dhe me autoritetet publike. 
  • Efektivitet i rritur i influencës qytetare për ndryshim përmes OSHC-ve që avancon sigurinë dhe stabilitetin si dhe qeverisjen e mirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. 
  • Ndërgjegjësim i rritur i publikut mbi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të shoqërisë civile në nismat kryesore zhvillimore në rajonin e Ballkanit Perëndimor.  

 

Grantet për Ndërhyrjet Kombëtare do të sigurojnë financim për projekte në dy fusha kryesore  

  1. Siguria dhe Stabiliteti  
  2. Qeverisja e mirë  

Në dokumentet e mëposhtëm, mund të gjeni udhëzime të detajuara dhe formatin që do përdoret për aplikim: 

Tags: No tags