459042828_944647531025033_681088043283414206_n

Balkan Green Foundation mbledh panelin për “Planin Kombëtar të Energjisë dhe Klimës”

Balkan Green Foundation organizoi një panel diskutimi për Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë (PKEK), ku u fol rreth politikave dhe masave për 5 dimensionet kryesore: 1) dekarbonizimi, 2) eficienca e energjisë, 3) siguria energjetike, 4) tregu i brendshëm energjetik dhe 5) hulumtimi, inovacioni e konkurrueshmëria.

Nga ky takim u vlerësua ndikimi i masave të planifikuara krahas politikave ekzistuese, si dhe u identifikuan hapat e ardhshëm drejt finalizimit të dokumentit, që përfshijnë konsultimet paraprake, publike dhe ndërkufitare.

Dokumenti është në fazën përfundimtare dhe do të jetë së shpejti në konsultim publik, përpara miratimit nga Qeveria dhe dorëzimit te Sekretariati i Komunitetit të Energjisë.

Projekti synon adresimin e sfidave në trajtimin e ndikimeve të ndryshimeve klimatike, duke nxitur procesin e dekarbonizimit në sektorët lidhur me sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Projekti synon të ofrojë një qasje gjithëpërfshirëse në hartimin e politikave përkatëse për procesin e dekarbonizimit dhe në sigurimin e platformave të diskutimit për të theksuar se si ky proces do të ndikojë pozitivisht në zvogëlimin e ndikimit të ndryshimeve klimatike në Kosovë.

Qëllimi i përgjithshëm është zvogëlimi i ndikimit të ndryshimeve klimatike sidomos në sektorët kyç për siguri dhe stabilitet në rajon përmes procesit të dekarbonizimit.

Objektivat specifikë janë ofrimi i mbështetjes për institucionet qeveritare për hartimin e politikave sektoriale sipas standardeve të BE-së; ofrimi i platformave gjithëpërfshirëse për diskutim me akterët kryesorë për të influencuar politikat e mjedisit dhe klimës dhe ngritja e nivelit të ndërgjegjësimit të qytetarëve për ndikimin dhe efektin e ndryshimeve klimatike në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Tags: No tags