Creative box

Thirrje Publike për Grante Kreative – KOS

Numri i referencës së thirrjes: SB KOS CBG01/22 

Projekti SMART Balkans shpall Thirrje publike për Aplikime – Grante Kreative, për aplikues nga Kosova.  

Qëllimi i përgjithshëm i projektit SMART Balkans është të kontribuojë në forcimin e demokracisë pjesëmarrëse dhe proceset integruese euro-atlantike në vendet e Ballkanit Perëndimor nëpërmjet fuqizimit të organizatave të shoqërisë civile (OSHC) dhe rrjeteve të tyre për një rol më të fortë dhe aktiv në krijimin e shoqërive paqësore dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbi. 

Objektivat specifikë të projektit janë: 

OShC më të forta, më të qëndrueshme dhe më aktive në gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.  

Partneritete të forta rajonale të zhvilluara ndërmjet vetë organizatave të shoqërisë civile nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe me organizatat e tjera evropiane si dhe me autoritetet publike. 

Efektivitet i rritur i influencës qytetare për ndryshim përmes OSHC-ve që avancon sigurinë dhe stabilitetin si dhe qeverisjen e mirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. 

Ndërgjegjësim i rritur i publikut mbi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të shoqërisë civile në nismat kryesore zhvillimore në rajonin e Ballkanit Perëndimor.  

Grantet Kreative do të ofrojnë financim për projekte që lidhen me dy fushat tematike: 

  • Siguria & Stabiliteti  
  • Qeverisja 

Në dokumentet e mëposhtme mund të gjeni udhëzime të detajuara dhe formatet e aplikimit: 

Shtojca 1 – Udhëzime të detajuara për aplikimin 

Shtojca 2 – Formati i aplikimit 

Shtojca 3 – Buxheti 

Tags: No tags