Media Grants

Thirrje publike Grante për Media – KOS

Numri i referencës së thirrjes: SB KOS MG01/22 

Projekti SMART Balkans shpall Thirrjen publike për aplikime – Grante për Media, për aplikantët nga Kosova.  

Projekti SMART Balkans, i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë zbatohet nga një konsorcium organizatash: Centar za promociju civilnog društva (CPCD) nga Bosnja dhe Hercegovina si Aplikanti Kryesor, në partneritet me Qendrën për Kërkim dhe Politikbërje ( CRPM) nga Maqedonia e Veriut dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) nga Shqipëria. 

Qëllimi i përgjithshëm i projektit SMART Balkans është të kontribuojë në forcimin e demokracisë pjesëmarrëse dhe proceset integruese euro-atlantike në vendet e Ballkanit Perëndimor nëpërmjet fuqizimit të organizatave të shoqërisë civile (OSHC) dhe rrjeteve të tyre për një rol më të fortë dhe aktiv në krijimin e shoqërive paqësore dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbi. 

Objektivat specifikë të projektit janë: 

  • OShC më të forta, më të qëndrueshme dhe më aktive në gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.  
  • Partneritete të forta rajonale të zhvilluara ndërmjet vetë organizatave të shoqërisë civile nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe me organizatat e tjera evropiane si dhe me autoritetet publike. 
  • Efektivitet i rritur i influencës qytetare për ndryshim përmes OSHC-ve që avancon sigurinë dhe stabilitetin si dhe qeverisjen e mirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. 
  • Ndërgjegjësim i rritur i publikut mbi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të shoqërisë civile në nismat kryesore zhvillimore në rajonin e Ballkanit Perëndimor.  

Grantet për media do të ofrojnë financim për projekte që lidhen me dy fushat tematike: 

  1. Siguria & Stabiliteti  
  1. Qeverisja 

Në dokumentet e mëposhtme mund të gjeni udhëzime të detajuara dhe formatet e aplikimit: 

Tags: No tags