Përmbledhja e projektit
Projekti synon të përshtatet me nevojat dhe kufizimet e rajonit të Ferizajt, duke marrë parasysh konsultimet me palët e interesuara, duke rritur ndikimin e qytetarëve dhe duke rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të shoqërisë civile në zhvillimet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Përmes aktiviteteve artistike, Mural Fest Kosova promovon fuqinë e artit për të bashkuar njerëzit dhe për të rritur ndërgjegjësimin e tyre për çështje të rëndësishme, duke kontribuar në përmirësimin e qeverisjes dhe krijimin e një shoqërie më të fortë, më të qëndrueshme dhe më aktive.
Qëllimet e projektit
Qëllimi i projektit është përmirësimi i qeverisjes dhe krijimi i një shoqërie më të fortë, më të qëndrueshme dhe më aktive në qytetin e Ferizajt. Nëpërmjet komunikimit të vazhdueshëm me institucionet përkatëse dhe përfshirjes së palëve të interesuara, projekti synon të koordinojë ndërhyrjet në hapësirat publike në përputhje me nevojat dhe kufizimet e zonës.
Grupet e synuara dhe përfituesit
- Të rinjtë e moshës 15-25 vjeç;
- Grupet e të rinjve të margjinalizuar;
- Banorët e Komunës së Ferizajt
- Aktivistë të shoqërisë civile;
- Përfaqësues nga institucionet dhe përfaqësues politikë.
Aktivitetet kryesore
- Ndërhyrje artistike në publik;
- Krijimi i muralit;
- Publikimi i dokumentarit.