Përshkrimi i projektit:
Ky projekt është i dizajnuyar të arrij qëllimin përfundimtar duke u angazhuar në implementimin e një sërë aktivitetesh, te grupuara në tri shtylla kryesore: a. hulumtim i rregullt kualitativ dhe sasior; b. avokim i vazhdueshëm, dhe c. ngritje e vetëdijes qytetare dhe përmirësim i dialogut me palët e interesit dhe grupet e synuara. Aktivitetet e projektit janë të ndara në dy grupe kryesore, përfshirë hulumtim dhe avokim. Në mënyrë horizontale, impakti i duhur do arrihet me një strategji të qartë dhe funksionale të dialogut me palët e interesit, median, dhe përfituesit përfundimtarë që përfshin publikun e gjërë. Përmes këtij projekti, GLPS synon të siguroj qëndrueshmëri për një nga iniciativat e saj kryesore sic është Indeksi RoLPIK, i prezantuar tashmë që shtatë vite, dhe një ndër iniciativat më kredibile në fushën programatike të sundimit të ligjit. Ndër të tjera, Indeksi RoLPIK paraqet një nga iniciativat më origjinale dhe inovative mbi matjen e përceptimit qytetarë mbi performancën e institucioneve të drejtësisë në Kosovë, duke ofruar një kombimin të indikatorëve të përceptimit (duke matur përceptimin qytetetarë) dhe indikatorëve strukturor (duke analizuar në thellësi performancën e sistemit gjyqësorë dhe atij prokurorial, përmes analizës së lëndëve të trajtuara brenda një viti), përmes një metodologjie të detajuar dhe testuar më parë.
Përfituesit
Institucionit e sundimit te ligjit, ministritë e linjes, ojq-të, komuniteti i biznesit, media, qytetarët në përgjithësi
Aktivitetet kryesore:
- Rishikimi i metodologjisë së Indeksit RoLPIK
- Hulumtim i vazhdueshem (mbledhja dhe analizimi i të dhënave)
- Implementimi i Anketes së RoLPIK
- Hartimi dhe finalizimi i Edicionit 8 të RoLPIK
- Dizajnimi i infografikave të raportit
- Organizimi i tryezës së diskutimit
- Avokim i vazhdueshëm (takime) dhe PR