scidev

SCIDEV: Festivali Kombëtar i të Drejtave Digjitale

Angazhimi i organizatave lokale të shoqërisë civile me mbrojtjen e të drejtave digjitale dhe çështjet e sigurisë kibernetike është shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e komuniteteve lokale dhe tejcimin e dijes në këto komunitete. Për të adresuar këtë çështje fundjavën e kaluar mirëpritëm në Tiranë përfaqësues nga nëntë organizata lokale të shoqërisë civile nga qytetet e Vlorës, Fierit, Shkodrës, Pogradecit, Korcës dhe Tiranës, në Kuadër të Festivalit Kombëtar të të Drejtave Digjitale. Gjatë trajnimit pjesëmarrësit patën mundësinë të prëzantoheshin me punën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Zonja Meri Kujxhija, përfaqësuese e zyrës së Komisionerit, ndau me pjesëmarrësit edhe zhvillimet sa i përkët ligjit të ri të mbrojtjes së të dhënave personale. Me mentorët Emirjon Marku dhe Silva Arapi Kuadri pjesëmarrësit diskutuan mbi kuadrin rregullator shqiptar dhe të drejtat digjitale dhe Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes të të Dhënave. Ndërsa për sigurinë kibernetike – Rëndësinë dhe efektet që ka për organizatat dhe komunitetet, si dhe vendosjen e praktikave të sigurta, pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë dhe ndërveprojmë me mentorët e SCiDEV Erjon Curraj dhe Elena Cibuku.
Tags: No tags