isd

Institute for Strategic Development (ISD) Paketa e akteve ligjore për Këshillat Vendorë të Rinisë

Institute for Strategic Development (ISD) ka përfunduar përgatitjen e paketës së plotë të kuadrit rregullator, e cila synon të mbështesë dhe sigurojë një model të unifikuar të rregullave për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Këshillave Vendorë të Rinisë në 2 Bashkitë përfituese të projektit, Bashkia Divjake dhe Bashkia Fushë-Arrëz,.
Kjo paketë dhe aktet respektive u finalizuan pas dy fazave të takimeve që ISD zhvilloi në të dyja këto bashki me anëtarët e KVR-së, përfaqësues të Këshillit Bashkiak si dhe të rinj të angazhuar në organizata rinore apo në strukturën e KVR-së.
Gjatë fokus grupeve të zhvilluara gjatë fazës së pare, pjesëmarrësit identifikuan problematikat dhe çështjet ekzsituese në Këshillat e tyre. Bazuar në identifikimin e nevojave për hartimin e akteve të brendshme rregullatore, të cilat mundësojnë funksionalizimin e Këshillit Vendor të Rinisë, eksperti ligjor në bashkëpunim me ekspertët vendorë përgatiti një paketë të plotë të kuadrit rregullator.
Kjo paketë dhe aktet respektive u prezantuan dhe u diskutuan gjatë aktiviteteve të fazës së 2 të takimeve me anëtarët e Këshillave Vendor të Rinisë në Bashkitë Divjakë dhe Fushë-Arrëz, të cilët ofruan komente dhe sugjerime të nevojshme.
Paketa e plotë dhe draftet finale synojnë që të rinjtë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në Këshillin Vendor të Rinisë të kenë në dispozicion dhe funksional një sistem të plotë mbështetës dhe organizativ, duke ju krijuar mundësi të shprehen dhe të kontribuojnë efektivisht në jetën dhe zhvillimin e komunitetit të tyre.
Tags: No tags