Picture1

ACDC: Promovimi i të drejtave dhe rolit të qytetarëve përmes zvogëlimit të rreziqeve nga katastrofat natyrore”

Objektivi kryesor i projektit “Promovimi  i të drejtave dhe rolit të qytetarëve përmes zvogëlimit të rreziqeve nga katastrofat natyrore” i realizuar nga ACDC ishte të ndërgjegjësonte mbi rreziqet e katastrofave dhe ndryshimeve klimatike, si dhe të nxiste bashkëpunimin mes të anëtarëve të komunitetit.

Si pjesë e këtij projekti, u zhvillua një fushatë ndërgjegjësuese në rrjetet sociale duke përdorur mjete vizuale për të përshkruar faktorët që kontribuojnë në rrezikun e përmbytjeve në rajonin tonë. Fushata dy-mujore u projektua për të informuar dhe angazhuar komunitetin, duke theksuar lidhjen kritike midis aktiviteteve njerëzore dhe rritjes së rrezikut nga katastrofat natyrore, në veçanti përmbytjet.

Gjithashtu, u botua një broshurë informuese që fokusohet te neglizhenca, shkatërrimi i pyjeve, ndërtimi i paautorizuar dhe hedhja e paautorizuar e mbeturinave në rritjen e rrezikut nga përmbytjet.

Më tej, u krijua një plan strategjik  i përshtatur posaçërisht për të zvogëluar rreziqet e lidhura me përmbytjet dhe siguruar një përgjigje efikase në kohëra krize. Ishte projektuar për të bashkuar të gjithë palët e interesuara brenda Bashkisë së Mitrovicës Veriore, duke krijuar një qasje gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese për të adresuar dhe menaxhuar sfidat e shkaktuara nga katastrofat natyrore në rajon.

Tags: No tags