Web 1600x900-07

Thirrje Publike për Grantet Themelore (Core Grants) KOS

Nr. i Referencës së Thirrjes: SB KOS CG 02/23

Projekti SMART Balkans shpall Thirrjen Publike për Aplikime për Grantet Themelore (Core Grants), për aplikantë nga Kosova.

Me financim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Projekti SMART Balkans po zbatohet nga një konsorcium organizatash: Centar za promociju civilnog drustva (CPCD) nga Bosnje dhe Hercegovina si Aplikanti Kryesor, në partneritet me Qendrën për Kërkim dhe Politikëbërje (Center for Research and Policy Making – CRPM) nga Maqedonia e Veriut dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) nga Shqipëria.

Objektivi parësor i Projektit SMART Balkans është të kontribuojë në forcimin e demokracive me pjesëmarrje dhe të integrimit euroatlantik në Ballkanin Perëndimor duke fuqizuar organizatat e shoqërisë civile dhe rrjetet e OShC-ve për të luajtur një rol më të fuqishëm dhe më aktiv në krijimin e shoqërive paqësore dhe gjithëpërfshirëse me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe në Serbi.

Objektivat specifikë të Projektit SMART Balkans janë:

  • OSHC më të forta, më të qëndrueshme dhe më aktive në të gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor;
  • Krijimi i partneriteteve të qëndrueshme rajonale mes organizatave të shoqërisë civile nga vetë rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe me homologët e tyre të BE-së dhe me autoritetet publike;
  • Rritja e efektivitetit të ndikimit të qytetarëve tek ndryshimi përmes OSHC-ve që zhvillojnë më tej Sigurinë, Stabilitetin dhe Qeverisjen në rajonin e Ballkanit Perëndimor
  • Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të shoqërisë civile në nismat kryesore të zhvillimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Nëpërmjet granteve themelore do të ofrohet mbështetje e përgjithshme financiare për organizatat e shoqërisë civile që punojnë/kanë ndikim në një apo në të dy fushat e mëposhtme:

  1. Siguria dhe Stabiliteti
  2. Qeverisja

Në dokumentet e mëposhtme mund të gjeni udhëzime të hollësishme si dhe formularët e nevojshëm të aplikimit:

Tags: No tags