agreemnts-kosovo-web-01

SMART Balkans Agreement Signing Ceremony in Kosovo | 28 April 2023

Grant recipients from Kosovo

We are proud to announce that SMART Balkans Team organized the ceremony of signing grant agreements with the awarded organizations of the first round for applications for Local Initiatives, Media Grants and Creative Box in Kosovo.

In the presence of H.E. Mr. Jens Erik Grondahl, Ambassador of Norway to the Republic of Kosovo and to the Republic of Albania, we officially started cooperation with 11 cooperating partners from Kosovo.

The first public calls for grants for Local Initiatives, Media Grants, Creative Box for Kosovo have received a total of 63 applications. The total funds distributed to these 3 grant lines will be over 1,150,000 NOK and the awarded organizations will implement their projects over a period ranging from 6 to 12 months.

We congratulate all our new partners and wish them success in the implementation of their projects.

Organizations awarded with Local Initiatives are:

  • Advocacy Center for Democratic Culture
  • THE BALKAN FORUM
  • Community Building Mitrovica
  • Green Art Center – Prishtina
  • Sundimi Demokracisë në Kosovë
  • Udruzennje mladih – Mlada aktivna Gracanica
  • Proactive

Organizations/ media outlets awarded with Media Grants are:

  • Kosovo Glocal
  • Gorazdevac Media Group

Organizations awarded with Creative Box Grants are:

  • Anibar
  • Mural Fest Kosova

 

For more information, please visit:

https://smartbalkansproject.org/grants/kosovo-grants/local-initiatives-ko/

https://smartbalkansproject.org/grants/kosovo-grants/media-grants-ko/

https://smartbalkansproject.org/grants/kosovo-grants/creative-box-grants-ko/

agreemnts-signing-ceremony-albania-featured-01-01

SMART Balkans Agreement Signing Ceremony in Albania | 20 April 2023

Smart Balkans consortium partner IDM Albania organized on 20.04.2023 the ceremony of signing grant agreements with the awarded organizations of the first round for applications for Local Initiatives, Media Grants and Creative Box, under the SMART Balkans regional project.

The first public calls for these grant lines for Albania received a total of 141 applications and 13 new cooperating partners will implement their projects over a period from 6 to 12 months. The awarded organizations of the Local Initiatives will implement 9 projects in different municipalities of Albania, addressing important topics at the local level. It is also worth mentioning that one of SMART Balkans innovations is Creative Box grant line, which supports organizations and artistic groups that want to convey important social messages through art. The awarded organizations in this grant line will organize  theatrical performances and a nomad photography exhibition. In addition, through the Media Grants will be realized two series of podcasts on feminism and the integration processes of Albania in the EU.

We are very enthusiastic to start cooperation with these organizations and we wish them success in their project’s implementation.

 

Organizations awarded with Local Initiatives:

  • Albanian National Assocation of the deaf
  • Institute for Strategic Development Centre
  • Forumi i Politikave të Integrimit
  • Social Inclusion for Development
  • Perdorusit e pyjeve e kullotave dhe mbrojtja e mjedisit SIRA
  • For Social and Environmental Welfare Berat
  • Shoqata Kombetare Edukim per Jeten
  • Qendra për Drejtësi Gjinore në Shqiperi
  • Youth Roma and Egyptian Movement

 

Organizations awarded with Creative Box:

  • Albania FOKUS
  • Qendra “Tirana Art”

 

Organizations awarded with Media Grants:

  • Albanian Woman in Audiovisual AWA
  • Albanian Center for Quality Journalism
logot-partnere-smart-Albania-02

Albanian Center for Quality Journalism

Summary of the project

The project aims to establish a group of media professionals with profound knowledge of the accession process, key laws, and policies of the European Union (EU), in order to promote close collaboration among the stakeholders and provide the public with information on issues related to EU accession. The project generates multimedia products such as podcasts and informative videos, and develops in-depth articles written by journalists.

Project goals

The goal of the project is to increase public awareness of the importance of active participation in European integration processes and to enhance capacity for intervention through civil society actors and the media.

Target groups and beneficiaries

Media professionals; ACQJ and staff; Civil society; General public.

Main activities

Establishment of the working group; Implementation of 5 podcasts; Production of 5 informative videos; Development of a 2-day workshop; Development of 2 research articles.

Products:

Podcast episodes: 

Gledis Gjepali – Shqipëria në Bashkimin Evropian? 

Anjeza Dervishaj – Shqipëria, politikat për mbrojtjen e të dhënave personale 

Eksperti Geron Kamberi – Integrimi Evropian

Juristja Erisilda Shpata – Të Drejtat e Njeriut dhe Barazia Gjinore në Shqipëri

Anila Shehi Dollani: Shqipëria në BE 

Informative videos:

POLITIKAT SOCIALE TË BE

BASHKIMI EVROPIAN, POLITIKAT E MIGRIMIT

BE, LIGJET PËR MJEDISIN

“Masat e Bashkimit Evropian kundër krimit kibernetik”

Articles:

ACQJ: TË INFORMOJMË SAKTË SHQIPËRINË: ROLI I MEDIAS NË RRUGËN DREJT BE

ACQJ: Abuzimi me fondet IPARD në Ballkan, Shqipëria kryeson listen

ACQJ: “Fondet e marra nga BE për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, arritjet dhe sfidat”

ACQJ: INTEGRIMI EKONOMIK: EKZAMINIMI I SFIDAVE DHE MUNDËSIVE EKONOMIKE TË LIDHURA ME ANËTARËSIMIN NË BE, SI TREGTI, INVESTIME DHE QEVERISJE EKONOMIKE

ACQJ: SI U MENAXHUA NGA INSTITUCIONET SHQIPTARE MBËSHTETJA E BE-SË PREJ 79 MILION EURO PËR REFORMËN NË DREJTËSI

Factsheets: 

 

 

ACQJ: FONDET E MARRA NGA BE PËR LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT NË SHQIPËRI, ARRITJET DHE SFIDAT

Autore: Marina Zela

Bashkimi Evropian është partner kryesor për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit. Duke ofruar jo vetëm mbështetje financiare, por edhe asistencë teknike, ka kontribuar në forcimin e institucioneve dhe strategjive të vendit kundër kësaj dukurie.

Sipas Zyrës së Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, vetëm në 10 vitet e fundit BE-ja ka investuar mbi 15 milionë Euro për parandalimin dhe zhdukjen e korrupsionit në Shqipëri. “Ndër programet më të spikatura janë Kontrata e Reformës Sektoriale IPA 2016 për Luftën kundër Korrupsionit në Shqipëri dhe mbështetja që i kemi dhënë ONM-së (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit) dhe SPAK-ut (Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar),”- thuhet në përgjigjen që Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri për Qendrën Shqiptare për Gazetari Cilësore (ACQJ).

Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studime Politike në Tiranë thotë për Qendrën Shqiptare për Gazetari Cilësore (ACQJ) se investimi i Bashkimit Evropian për të luftuar korrupsionin në Shqipëri është i shumëfishtë.

“Lidhet me ligjet, lidhet me strukturën e institucioneve, lidhet me financimin e projekteve të monitorimit dhe lidhet pastaj me forcimin dhe pavarësinë e këtyre institucioneve dhe krijimin e mekanizmave, për të cilat zyrtarët duhet të japin llogari dhe bëhen deri diku të prekshme nga publiku”,- thotë Krasniqi duke theksuar se një fakt i tillë lidhet me deklarimin e pasurive vjetore të çdo zyrtari, apo dhe verifikimet e tjera që ndodhin në kuadër të procesit të Vetting-ut në institucione të ndryshme si dhe në sektorin e Sigurisë.

SHQIPËRIA PËRBALLË KORRUPSIONIT
Në vitin 2017, BE-ja përmes një granti prej 10 milionë eurosh synoi të ndihmonte Qeverinë shqiptare në zbatimin e një strategjie ndërsektoriale kundër korrupsionit përmes programit të Kontratës së Reformës Sektoriale për Luftën Kundër Korrupsionit në vend. Qëllimi ishte krijimi i institucioneve transparente dhe të pakorruptueshme në Shqipëri. Ndonëse në të dhënat e bëra publike online thuhet se ky projekt ka një kohëzgjatje deri në dhjetorin e vitit të kaluar, 2023, Delegacioni i BE-së sqaron se programi ka përfunduar në vitin 2022.

“Kontrata e Reformës Sektoriale për Luftën kundër Korrupsionit në Shqipëri përfshinte një komponent fillestar të mbështetjes buxhetore prej 8.3 milionë Eurosh”,- shkruhet në përgjigjen e Delegacionit të BE-së, duke sqaruar se programi i mbështetjes buxhetore është bazuar në tregues të vendosur bashkërisht mes BE-së dhe Qeverisë së Shqipërisë për antikorrupsionin. “BE-ja do të jepte këste vjetore për buxhetin kombëtar të Shqipërisë në varësi të masës së përmbushjes së këtyre treguesve. Programi përfundoi në vitin 2022 me 6.8 milionë të disbursuara përfundimisht kundrejt treguesve të përmbushur,”- shkruhet më tej.

Ndonëse Bashkimi Evropian ka luajtur një rol të rëndësishëm për ndërtimin e demokracisë dhe krijimin e institucioneve të rëndësishme për të luftuar korrupsionin në vend, sipas vlerësimit të bërë nga shërbimet e BE-së për vitin 2023 rezulton se pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar korrupsionin, ende luftimi i tij mbetet një çështje serioze.

Konkretisht në raport progresin 2023 për Shqipërinë, i publikuar këtë muaj, theksohet se pavarësisht disa përparimeve dhe përpjekjeve të vazhdueshme në luftën kundër korrupsionit, kjo dukuri mbetet një fushë shqetësimi serioz.

“Organet e SPAK-ut kanë kryer hetime për një sërë çështjesh të nivelit të lartë, duke urdhëruar disa arrestime dhe dënime për një sërë çështjesh të nivelit të lartë. Përgjithësisht, korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit dhe masat parandaluese vazhdojnë të kenë një ndikim të kufizuar, veçanërisht në sektorët e cenueshëm. Rritja e numrit të dënimeve të formës së prerë në një nivel të lartë mbetet një prioritet i rëndësishëm për të trajtuar më tej kulturën e mosndëshkimit”, shkruhet në raport teksa theksohet se nevojiten përpjekje të mëtejshme për të siguruar ndjekjen e duhur gjyqësore në rastet e vetingut ku ka indikacione për vepra penale.

Mungesa e besueshmërisë nga ana e qytetarëve për përmirësimin e situatës në kuadër të luftës ndaj korrupsionit për të marrë shërbim prej institucioneve, vazhdon të mbesë një çështje problematike.

Një raport i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal tregon se shqiptarët e rendisin vendin e tyre si të dytin pas serbëve në nivelin e lartë të perceptuar të korrupsionit. Korrupsioni shihet si shkaktari kryesor i pakënaqësisë në fushën e ekonomisë, dhe shpesh perceptohet si mënyra e vetme për të marrë shërbime publike. Gjithashtu, Shqipërisë nuk i kanë munguar rastet ku zyrtarë të lartë, vendas apo evropianë, janë përfshirë në skandale të korrupsionit. Sipas Afrim Krasniqit, vështirësitë më të mëdha lidhen me projektet e financimit sektorial ku edhe monitorimi është më i vështirë.

“Ne kemi pasur disa skandale ndër vite dhe nga zyrtarë të BE, zyrtarë të huaj dhe zyrtarë shqiptarë që kanë qenë në partneritet me ta. Një nga vështirësitë më të mëdha janë projektet e financimit sektorial sepse është shumë i vështirë monitorimi i tyre”, shprehet Krasniqi. Ndërkohë, Delegacioni i BE-së tregon se cilat janë politikat e ndjekur nga BE-ja për të monitoruar menaxhimin e duhur të granteve që u jepen institucioneve shqiptare.

“Metodologjia specifike e monitorimit varet nga lloji i mbështetjes së ofruar. Në shumicën e rasteve ndihma ofrohet nëpërmjet asistencës teknike dhe projekteve mbështetëse të cilat zbatohen nga partnerët. Në këto raste, progresi i projektit monitorohet në përputhje me rregullat dhe rregulloret e BE-së në bazë të punës së përcaktuar në detyra. Për operacionet e mbështetjes buxhetore, si ato që janë pjesë e kontratës së reformës sektoriale, progresi monitorohet në bazë të një grupi të përcaktuar treguesish të rënë dakord ndërmjet BE-së dhe Qeverisë së Shqipërisë”,- shkruan Delegacioni për ACQJ.

Por pavarësisht mbështetjeve të vazhdueshme dhe monitorimit të granteve, në indeksin e Përceptueshëm të korrupsionit të Transparency International, shqipëria renditet në vendin e 101, çka përbën një prej treguesve të shkallës së lartë të korrupsionit në vend.

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi sqaron pasojat e korrupsionit në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. “Rritja e kostos së mallrave dhe të shërbimeve, përkeqësimi i nivelit të jetesës së familjeve shqiptare, funksionim i keq i tregjeve për shkak të deformimit të konkurrencës në to, pamundësi e çeljes së vendeve të reja të punës, dobësim i aftësive konkurruese të ekonomisë sonë kombëtare, ngadalësim i ritmeve të rritjes së saj etj,”- janë disa nga pasojat afatgjata që eksperti rendit.

SHQIPËRIA DHE (KEQ)MENAXHIMI I FONDEVE TË BE-SË

“Në atë që quhet politika e transparencës dhe antikorrupsionit çdo donator ndërkombëtar llogarit që ka një humbje gjatë rrugës, që do të thotë që është nivel korrupsioni, nivel burokracie, nivel ndryshimi të situatës, apo nivel të pagesave, shpenzimeve të pallogaritura që lidhen me burimet njerëzore, me parashikime që dalin jashtë asaj që ishte parashikuar në projekt apo zhvillime të krizave politike etj, të cilat kanë impakt në projekte. Por kur kalohet ky limit, aty domethënë që preket vija e kuqe dhe këtu kthehet në shqetësim të BE dhe ndërhyn në nivele të tjera të investigimit”, -shprehet Krasniqi duke theksuar se rasti konkret i abuzimeve me fondet e IPARD II në Shqipëri, fonde me të cilat BE-ja  synon mbështetjen financiare në fushën e bujqësisë, është një rast flagrant korrupsioni.

“Së pari, është një skandal arrogant, që do të thotë se i kanë përdorur financimet e BE-së për Shqipërinë si kuleta e tyre private duke ndarë ndere dhe favore tek ata që quhen oligarkë dhe njerëz mediatikë, dhe njerëz që kanë pushtet në Shqipëri”, – thotë Afrim Krasniqi duke theksuar se mos dedikimi i fondeve për projektin, manipulimi, devijimi dhe realizimi aferave korruptive përmes tyre “është kaq i dukshëm, aq flagrant sa do ishte zhgënjyese nëse Bashkimi Evropian do të heshte për raste të tilla”.

Sipas përgjigjes të dhënë nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural në kërkesën për informacion, rezulton se në kuadrin e zhvillimit rural dhe bujqësor në kuadër të IPARD II, vetëm nëpërmjet kësaj agjencie BE-ja ka ofruar grantin prej afërsisht 65 milionë eurosh, ndërkohë që 21 milionë euro janë investuar nga Qeveria shqiptare.

Për ekspertin e ekonomisë, Zef Preçi monopolizimi i shpërndarjes së fondeve të projektit të IPARD II, që u realizua për t’u ardhur në ndihmë fermerëve, përveçse është shkelje e parimeve mbi bazën e të cilave do të merrej granti, shërben dhe si kambanë  alarmi për BE-në rreth situatës së korrupsionit në Shqipëri.

Përfshirja e zyrtarëve, ish-zyrtareve, ekpsonentëve krimit të organizuar në përfitues të këtyre fondeve duket se ka sherbyer si këmbanë alarmi për BE-në dhe është në interesin e qytetarëve shqiptarë që hetimet e SPAK të përfundojnë sa më shpejtë për t’i hapur rrugën riaktivizimit te projektit”, përfundon Zef Preçi.

BE-JA, MBËSHTETJA NDËR VITE POR ENDE KORRUPSIONI NË NIVEL TË LARTË

Programet e Bashkimit Evropian për ndihmën e ngritjes së Strategjisë së Re Ndërsektoriale për Parandalimin dhe Luftën kundër Korrupsionit dhe për Qeverisje Transparente me synim uljen e korrupsionit janë aplikuar në Shqipëri dhe Ballkan gjatë periudhave 2016-2019, në kuadër të Projektit Kundër Korrupsionit.

Po i njëjti projekt, me një kohëzgjatje prej 36 muajsh u implementuar sërish në  Shqipëri gjatë viteve 2019-2022.

Në përmbledhjen finale të fazës së dytë të Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II bëhet I ditur fakti se ky projekt po rimplementohet në rajon dhe Shqipëri në një kontekst historik ku shtetet e Ballkanit nuk vazhdojnë të kenë vështirësi në luftimin e korrupsionit.

“Sipas raporteve të bëra nga organet monitoruese të Këshillit të Evropës (GRECO dhe MONEYVAL), si dhe Raporteve të Progresit të BE-së, të gjitha vendet në rajon vazhdojnë të vuajnë nga dobësitë në sistemet e tyre për parandalimin dhe luftën ndaj korrupsionit/pastrimit të parave/financimit të terrorizmit”,- thuhet në përmbledhjen e projektit, objektivi i përgjithshëm i së cilit është dhënia e kontributit dhe rritja e besimit tek shteti i së drejtës dhe demokracia në Shqipëri përmes parandalimit dhe kontrollit të krimit ekonomik në përputhje me standardet evropiane dhe standarde të tjera ndërkombëtare.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar korrupsionin në Shqipëri, sfidat mbeten të mëdha. Besimi në institucionet dhe efektshmëria e masave kundër korrupsionit duhet të adresohen në mënyrë të qëndrueshme për të arritur një progres të qëndrueshëm në këtë drejtim.