RC VISUAL

ELEPANTËT NË HAPËSIRËN CIVILE – Konferenca Rajonale

Më 20 Dhjetor të këtij viti vijmë në Podgoricë të Malit të Zi.

Konferenca përbëhet nga dy komponentë/elefantë:

  1. Roli i fesë dhe liderëve fetarë në lëvizjet socio-politike dhe proceset vendimmarrëse në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në kuadër të këtij komponenti, do të zhvillohen dy panele:
  • Besimi fetar, si potencial i pashfrytëzuar për ndryshime socio-politike
  • Si dhe pse duhet bashkëpunuar?
  1. Praktikat dhe mësimet e nxjerra mbi fuqinë punëtore dhe menaxhimin e burimeve njerëzore në sektorin civil. Në kuadër të këtij komponenti, paneli që do të zhvillohet është:
  • Kush është fajtor për ikjen e trurit në sektorin civil?

Mendoni se jeni përfaqësues i një organizate të shoqërisë civile ose komunitetit fetar nga një nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe besoni se mund të kontribuoni në temat e Konferencës? Në këtë rast, ju jeni në vendin e duhur! Regjistrohuni në linkun e mëposhtëm  https://bit.ly/ElephantsInCivicSpace

Ne presim përgjigjen tuaj dhe ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni nëse keni ndonjë pyetje.

[email protected]

Centar za promociju civilnog društva (CPCD), së bashku me organizatat partnere nga Shqipëria – Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Maqedonia e Veriut – Center for Research and Policy Making (CRPM), po zbaton projektin SMART Balkans – Shoqëria Civile për Shoqërinë e Përbashkët në Ballkanin Perëndimor.

Ky projekt forcon demokracitë pjesëmarrëse dhe integrimin Euro-Atlantik të Ballkanit Perëndimor duke fuqizuar organizatat e shoqërisë civile dhe rrjetet e OShC-ve për një rol më aktiv në krijimin e shoqërive paqësore dhe gjithëpërfshirëse për zhvillim të qëndrueshëm në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veiut dhe Serbi. Projekti financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë me një grant prej më shumë se 17 milionë euro.

Tags: No tags