Transparence.al

Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë/

Përshkrim i projektit:

Projekti synon luftën ndaj lajmeve të rreme përmes zvogëlimit dhe përhapjes së ndikimit të tyre duke u ofruar medias dhe publikut mjete të besueshme dhe efikase për të identifikuar dhe luftuar dezinformimin dhe keqinformimin. Projekti synon një mjedis mediatik më të shëndetshëm dhe më të besueshem duke përmirësuar informacionin që qarkullon në platforma tradicionale dhe ato dixhitale. Ndikimi i projektit shprehet përmes rritjes së njohurive të publikut në lidhje me identifikimin e lajmeve të rreme, rritje të besimit tek media duke publikuar me shpjegime dhe denoncuar lajmet e rreme duke e bërë të referueshme për publikun si një burim të besueshëm informacioni, krijimin e një ambienti rregullues e reagues për të ulur ndikimin e lajmeve të rreme. Ky projekt do të ndikojë në rritjen e transparencës, forcimin e kontrollit të fakteve dhe krijimin e një komuniteti më të informuar dhe rezistent ndaj dezinformimit.

Synimet:

Projekti ka si qëllim krijimin e një platforme digjitale, e quajtur “faqja e listës së zezë,” për identifikimin e lajmeve të rreme, verifikimin e fakteve dhe raportimin e dezinformimit brenda një portali të njohur lajmesh online.

Përfituesit:

Qytetarët, mediat, gazetarët, partitë politike dhe institucione të tjera që lidhen me ceshtje të zgjedhjeve, kohezionit social dhe sigurisë

Aktivitetet kryesore:

  • Krijimi i nënfaqes “Faqja e Zezë”, e cila do të jetë një pjesë e pandashme e një portali të verifikuar për qëndrueshmërinë, me botime profesionale dhe një audiencë të gjerë në rrjetet sociale dhe internet.
  • Monitorimi i lajmeve të rreme në mediat online, mediat tradicionale dhe rrjetet sociale, duke përdorur si burime njerëzore ashtu edhe inteligjencën artificiale.
  • Botimi dhe shpjegimi i lajmeve të rreme në “Faqen e Zezë”. Lajmet e rreme do të botohen dhe shpjegohen, duke theksuar arsyet pse ato janë të pavërteta dhe si mund të parandalohen nga përhapja ose të bëhen të padëmshme.
  • Botimi i udhëzuesve të thjeshtë dhe të qartë për mënyrën se si publiku mund të identifikojë lajmet e rreme, rreziqet që ato përbëjnë, si funksionojnë dhe si ndikojnë në marrjen e vendimeve.
  • Një fushatë promovuese për mediat online, për nënfaqen si tërësi, dhe për produktet informative dhe shpjeguese të saj në rrjetet sociale.