logo komf

Koalicioni i OJQ per mbrojtjen e femijeve (KOMF)

Përshkrimi i projektit:

Kjo ndërhyrje synon të fuqizojë fëmijët dhe të rinjtë, veçanërisht ata nga grupet e cenueshme, që të marrin pjesë në mënyrë kuptimplote në proceset vendimmarrëse që ndikojnë në jetën e tyre, të shprehin lirshëm mendimet e tyre dhe të zhvillojnë qytetarinë aktive. Kjo ndërhyrje kontribuon fuqishëm në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, duke nxitur veçanërisht një mjedis të barabartë, gjithëpërfshirës dhe pjesëmarrës midis fëmijëve dhe të rinjve. Në këtë drejtim, kjo ndërhyrje ofron përfshirje dhe një risi të madhe në fushën e angazhimit të fëmijëve dhe të rinjve, siguron një mekanizëm të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të fëmijëve dhe të rinjve, si dhe ofron metodologjinë dhe veprimet e ngritjes së kapaciteteve që siguron përfshirjen e tyre në të gjitha proceset përkatëse.

Synimet: Nëpërmjet kësaj ndërhyrjeje do të krijohet platforma MEGAFON për fëmijët dhe të rinjtë. Rreth 500 fëmijë dhe të rinj do të përfshihen drejtpërdrejtë në procese si: hartimi i legjislacionit, monitorimi i zbatimit të legjislacionit, buxhetimi, ndërgjegjësimi dhe avokimi.

Rritja e kapaciteteve të organizatave anëtare të KOMF, fëmijëve dhe të rinjve për të zbatuar konceptin e pjesëmarrjes kuptimplotë të fëmijëve dhe të rinjve

Grupet e synuara dhe përfituesit:

Përfitues përfundimtarë të projektit janë fëmijët dhe të rinjtë, me theks tek fëmijët dhe të rinjtë në nevojë, të cilët përballen me sfida të shumta në të gjitha fushat, duke përfshirë mbrojtjen, mirëqenien, shëndetin, arsimin, punësimin, etj.

Aktivitetet kryesore: 

  • Zhvillimi i Udhëzuesit Metodologjik për organizimin dhe funksionimin e platformës MEGAFON për aktivizmin e fëmijëve dhe të rinjve.
  • Mbajtja e Trajnimit për Trajnerë (ToT) tre ditorë për 34 organizatat anëtare të KOMF për të aplikuar Udhëzuesin Metodologjik për funksionimin e MEGAFON.
  • Organizimi i 5 sesioneve informuese, me 100 fëmijë dhe të rinj nga organizatat anëtare të KOMF, për të ndërtuar kapacitetet e fëmijëve dhe të rinjve mbi aktivizmin në kuadër të
    MEGAFON.
  • Organizimi i Konferencës Nacionale për lansimin e MEGAFON.
  • Organizimi i një fushate ndërgjegjësuese nacionale për informimin e publikut mbi MEGAFON dhe misionin e saj.
  • Zhvillimi i tri nismave nacionale avokuese nga fëmijët dhe të rinjtë në MEGAFON.
  • Publikimi i komunikatave për media, postimeve në rrjetet sociale, lajmeve, pjesëmarrja në emisione në media, etj.
  • Publikimi i buletinit elektronik informues në baza tre mujore.
Tags: No tags