Përshkrimi i projektit:
D4D ka identifikuar dy sfida/problem që dëshiron të adresojë me këtë projekt: (a) shkalla e ulët e dialogut mes shoqërisë civile dhe autoriteteve publike që pritet të vështirësohet tutje me e-qeverisje dhe digjitalizim, dhe (b) direkt për temën ku mungesa e transportit adekuate publik (kostoja dhe shpeshtësia e linjave) mes fshatrave dhe qyteteve ka rezultuar me papunësi në fshat dhe mungesë të cilësisë së jetesës që shtyn banorët të migrojnë në qytet). Disa nga sfidat kryesore shoqërore ndikojnë tek gratë dhe tek komunitetet rurale janë: mungesa e kujdesit parashkollor, mungesa e aktiviteteve shtesë (kurset e gjuhëve, sportive), gjetja e vendeve të punës në mjedise rurale dhe pamundësia për transport adekuat në mjediset urbane ku ka vende të punës të mjaftueshme, dhe efektet që këto kanë, si papunësia, migrimi, fuqizimi shoqëror, edukimi joadekuat.
Synimet:
1. Rritje e vetëdijes për shkaktarët e gjendjes dhe “coaching” për rritur ndjenjën e fuqisë së grupit dhe aktivistëve
2. Gratë me interes në ekonomi dhe punësim angazhohen me hisedarë të ndryshëm (përfshirë autoritetet publike) për temat prioritare
3. Bashkëpunimi krijon një mekanizëm dhe shprehi të qëndrueshme për dialog mbi politikat publike me autoritetet publike
Përfituesit: Mjediset rurale ku gratë dhe burrat e papunë që mund të gjejnë punë në qytet.
Aktivitetet kryesore:
- Mobilizimi i aktivistëve dhe formimi i një grupi avokim rreth temës
- Trajnime në formë të coaching për (a) shkathtësi kërkimore, analizë të politikave publike, paraqitje mediale, të folurit në publik, avokim, mënyra të diskutimit dhe moderimit
- Infografika dhe video te shkurta. Avokim dhe ndërgjegjësimi i publikut për situatën e diagnostikuar dhe për shkaktatër e vlerësuar (nga aktivistët)
- Takime me hisedarë. Formim të një grupi diskutues/punues në bashkëpunim me autoritetet publike
- Punim diskutues. Finalizimi i një punimi diskutues që liston 3-5 mënyra për të trajtuar problemin
- Monitorimi i zbatimit nga niveli vendimmarrjes
- Nxjerrja e leksioneve ashtu që të përsëritet përvoja për tema tjera për të ndërtuar një mekanizëm dhe shprehi të qëndrueshme, dhe prezantimi i të gjeturave në një tryezë rajonale për të inkurajuar përsëritjen e përvojës në vende tjera.

