Përshkrimi i projektit:
“Fuqizimi i Shkollave për Mbështetje të Fëmijëve me Autizëm” synon të transformojë shkollat fillore të mesme të ulëta në mjedise përkrahëse dhe gjithëpërfshirëse ku fëmijët me autizëm mbështeten në mësim nxënie dhe integrim të vazhdueshëm social. Përmes një qasjeje holistike që mes tjerash përfshinë mbështetjen mes nxënësve bashkëmoshatarë, rritjen e kapaciteteve të mësimdhënësve dhe rritjen e vetëdijesimit të komunitet të shkollave, projekti
u përgjigjet sfidave kryesore që nxënësit me autizëm përballen në arsimimin publik. Duke nxitur pranim në komunitet, mirëkuptimin mes bashkëmoshatarëve dhe sigurim të kompetencës profesionale, ky projekt siguron që të gjithë nxënësit përfitues, pavarësisht aftësive të tyre, të kenë mundësi të barabarta në shkollë
Synimet:
Përmes avokimit,rritjes së kapaciteteve profesionale të mësimdhënësve, iniciativave për vetëdijesim mes bashkëmoshatarëve, dhe krijimit të hapësirave miqësore për fëmijët me autizëm,projekti synon të sigurojë që fëmijët me autizëm të kenë mundësi të barabarta për mësimnxënie dhe mirëqenie, duke nxitur për një kulturë shkolle që në vëmendje ka mirëkuptimin dhe pranimin e barabartë të të gjithëve në komunitet.
Perfituesit:
Nxënësit me Autizëm: 75 (shtatëdhjetë e pesë) nxënës me autizëm të shkollave fillore të mesme të ulëta do të përfitojnë drejtpërdrejtë në rritje të përfshirjes së tyre në mësim nxënie, integrim social dhe mundësi të barabarta.
Aktivitetet kryesore:
- Të paktën 4 (katër) grupe mbështetëse të nxënsve do të krijohen në shkollat përfituese, duke bashkëlidhur me sukses nxënësit me autizëm me
bashkëmoshatarët e tyre; - Krijimi i Hapësirave Miqësore për Fëmijët me Autizëm ku fëmijët mund të kenë qasje në burime dhe materiale të përshtatshme arsimore dhe
rekreative; - Organizimi i Sesioneve të Trajnimit për rritjen e kapaciteteve të mësimdhënësve për përfshirje të Nxënsve me autizem në mësimnxënie;
- Lansimi i fushates vetëdijësuese me bazë në shkollë duke arritur me sukses më shumë se 2,500nxënës, mësimdhënës dhe prindër.